Telegrami i tmerrit: Serbët në Dibër djegin për së gjalli gra e fëmijë

telegrafia-780x439

Më datë 4 tetor 1913, Aqif Pashë Elbasani, Lef Tasi (duhet të jetë Lef Nosi) dhe Gregor Silka nisin një telegram. Nga Elbasani telegrami i dërgohet Aubrey Herbertit në Londër nga i cili kërkohet ndihmë pas masakrave që kishin bërë serbët në rajonin e Gostivarit dhe Dibrës. Këtu përshkruhen tmerret që ka vuajtur kjo popullsi në duart e serbëve. Teksti i telegramit është si më poshtë:

“Dibra ka rënë sërish në duart e serbëve. Dibranët, duke i parë masakrat dhe djeg’jen për së gjalli të grave dhe fëmijëve të 200 familjeve në Reqan të Gostivarit dhe shfarosjen e tërë popullatës së Sbinya [?], Ravenit, Vertokut etj., kanë ikur para armatës së madhe serbe dhe me vete kanë marrë vetëm rrobat e trupit. Pas kanë lënë shtëpitë dhe pasurinë [ … ]

Të pasurit kanë mbetur pa para dhe janë duke vuajtur edhe për bukë rrugëve të Elbasanit. Jemi duke e bërë tërë atë që mundemi, por nuk kemi mundësi t’ju ndihmojmë mijëra refugjatëve që ta ndalojmë vuajtjen para se të filloj dimri.

A ka mundësi të bëhet diçka që të shpëtohen shtëpitë dhe pasuritë dhe të përballemi me nevojat dhe të njoftohet publiku i përgjithshëm anglez për ndihmë refugjatëve dhe në mënyrë diplomatike t’ju ndihmohet të vuajturve që të kthehen sa më shpejt dhe sigurt në shtëpitë e tyre?

Aqif Pasha [Elbasani] Lef Tasi, Tsilka [Gregor Silka]”.

Agron Shala /Telegraf