Në Sanxhak u shënua 5 prill – Dita e Rinisë  

slikan

 

Me rastin e shënimit të 5 prillit – Ditës së Rinisë së Sanxhakut, Partia e Aksionit  Demokratik të Sanxhakut organizoi një seminar të edukimit politik për   të rinjtë  e Sanxhakut.

 

Seminari u mbajt në temën “Pozita politike dhe perspektiva e boshnjakëve dhe Sanxhakut”.

 

Më 5 prill 1991, PAD (SDA) e  Sanxhakut  mori  vendim për  bojkotimin e rekrutimit dhe mobilizimit në APJ (JNA)  e  atëhershme dhe u bëri thirrje boshnjakëve të Sanxhakut të mos marrin pjesë në një luftë kundër ndonjë populli në Jugosllavinë e atëhershme.

 

Që atëherë, 5 prilli festohet si Dita e Rinisë së Sanxhakut.

 

Ligjëruesit në këtë seminar ishin:

 

– Themelues i PAD-it (SDA-së) së Sanxhakut dhe kryetar i Këshillit Kombëtar boshnjak Sulejman Uglanin;

 

– Profesor universitar nga Mitrovica prof. dr. Nexhmedin Spahiu;

 

– Presidenti i Republikës së Kroacisë në dy mandate dhe presidenti i fundit i Presidencës së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë Stjepan Mesić;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *