Thaçi u premton mbështetje, Lugina e Preshevës do bashkim me Kosovën ( YouTube)

thaqi lugina

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka thënë se është e drejtë legjitime e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të vendosin për fatin e tyre, të cilin nënvizon se e kanë treguar me referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.

Pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Preshevës ka deklaruar që është domosdoshmëri përfshirja e çështjes të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në fazën finale të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.