Vllasi tregon se për cilat tema nuk duhet të bisedohet në Bruksel

Vllasi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë se sa i përket fazës finale të dialogut është krijuar një mjegull dhe rrugë qorre, e që si rezultat i kësaj nuk duket fundi i arritjeve të marrëveshjeve finale.

 

 

“Prej zhvillime të fundit dhe topave që po hidhen për temën e dialogut, nuk po shihet fare që është faza finale. Përkundrazi është lindur një mjegull dhe një rrugë qorre. Në vend që të shkojë ka finalja dhe të definohet çështja për përmbajtjen e marrëveshjes finale, ka lindur krejtësisht një rrugë qorre që unë absolutisht nuk e shoh këtë çështje se është nga finalja. Është krejtësisht një mjegull sepse t’i bashkëngjitet Lugina e Preshevës Kosovës kjo do të thotë se ai duhet të jetë kufiri i ri me Serbinë.”, ka thënë Vllasi në një bisedë për Indeksonline.
Sipas tij, për dialogun duhet të ketë konsensus të brendshëm në lidhje me Serbinë, dhe disa tema asesi të mos shtrohen në tavolinën e bisedimeve.

“Këtu janë tri tema që duhet t’iu bëhen me dije: E para: Nuk ka biseda për statusin e Kosovës se Kosova është shtet dhe kjo është definitive, e dyta, nuk ka biseda për kufi dhe territor sepse Kosova si shtet është shpall me këtë territor dhe brenda këtyre kufijve që i ka, e treta: Nuk duhet të bisedohet me Serbinë për strukturën e brendshme Kushtetuese të Kosovës, sepse secili shtet vetëvendosë për Kushtetutën e vet dhe ajo çështje nuk negociohet me shtetet tjera, a ta emëroj Kushtetutën e vet a jo dhe kjo do të thotë për këtë çështje nuk duhet të ketë biseda. E katërta: nuk ka biseda me Serbinë për resurset e brendshme të Kosovës, sic janë Trepça, Ujmani, Brezovicaetj, sepse ato janë resurse të brendshme të Kosovës që kanë qenë që nga koha e autonomisë së Jugosllavisë e këndej.”, vlerësoi Vllasi.