Britania kërcënon Serbinë: Nëse ndahet Kosova, Serbia humbë Vojvodinën dhe Sanxhakun

Ashdaun

Nëse serbët duan ndarjen e  Kosovës, Serbia do të mbetet pa Vojvodinën dhe Sanxhakun! Ky kërcënim, erdhi në rrugë diplomatike, për Beogradin nga Pedi Ashdown, ish Përfaqësues i Lartë i OKB për BeH.

Britania e Madhe ka dalur kundër planit të Trump dhe Putin për ndarjen e Kosovës.

Çdo ndryshim në kufijtë në Ballkan në mënyrë të pashmangshme çon në luftë. Dhe jo vetëm në Ballkan. Atje, kufijtë e Kosovës dhe Serbisë do të ndryshojnë. Po për Vojvodinën? A mendoni se shqiptarët në Maqedoni dhe Mal të Zi do të jenë paqësorë? Po Sanxhaku? Dhe, së fundi, çka do të ndodhë me BeH?

Një ditë më parë, edhe ambasadori britanik në Beograd, Denis Kif. Dha mesazhin kërcënues për Serbinë, duke i kujtuar kësa se ndarja e Kosovës është një ide e rrezikshme.

“Kur shohim ide për ndryshimin e territorit ose ndryshimin e kufijve, shohim rrezikun dhe çmimin që kjo ide ka me vete dhe duhet të ketë parasysh të gjithë ata që mendojnë për të. “, tha ambasadori Kif.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq e quajti  një kërcënim për shkëputjen e Sanxhakut dhe Vojvodinës duke kritikuar ashpër Britaninë e Madhe.

Por, një gjë duhet të mbani në mendje se fatet e shteteve të botës vendosën në Londër!