Akademik Ismajli: Serbia synon ta realizojë planin e Qosiqit!

Rexhep ismajli

Akademik Rexhep Ismajli thotë se përveç faktit që Serbia po tenton ta paraqesë Kosovën si një vend jostabil, është duke bërë përpjekje që ta legjitimojë dhe ‘Republika Srpskan’, dhe po synon ta realizojë planin e Qosiq për shpërngulje masive të popujve që do sillte një gjenocid të ri dhe do të ishte fatal për Kosovën.

“Mendoj se Serbia përmes një procesi të këtillë po synon të arrijë disa qëllime. Në një anë synon (për aq sa po mund të dëgjojmë në opinion) ta bëjë publikisht të pranueshëm opinionin e saj se Kosova nuk është shtet i themeluar si duhet, pra, ta problematizojë atë. Në këtë proces ajo synon të marrë sa më shumë nga begatitë e Kosovës. Në të njëjtën kohë ajo do ta bëjë legjitim synimin e saj dhe të Republika Srpska-s për bashkim, çka në fakt do të ishte dobia më e madhe për ata që synojnë Serbinë e Madhe. Kuptohet, po synon përmbushjen e kushtit për integrim europian. Më tej ajo po mëton ta realizojë atë që Qosiq e të tjerë e kanë artikuluar ka kohë e që në gjuhën e tyre e kanë quajtur ‘razgraničenje s Albancima’. Kush e di historikun e shpërkufizimeve të tilla në Ballkanin e sh. 20 e ka të qartë se kjo do të shoqërohet me shpërngulje popullatash, veprime gjenocidale, fatkeqësi të reja. Kush do ta pësonte më shumë në një proces të tillë? Po sigurisht ai që është më i dobët, në radhë parë më i dobët si shtet”.

më gjerësusht : https://gazetashqiptari.com/akademia-del-kunder-hashim-thacit-propozimi-per-shkembim-territoresh-fatal-per-kosoven/