Fatime Arifi, këngët e sëcilës ruhen në Universitetin e Harvardit!

milman-parry-f1113672-4792-4e2f-ba39-6aa465d1bff-resize-750

A e dini se përveç meshkujve ka edhe femra këngët e të cilave ruhen në Universitetin e Harvardit

Fatima Biberoviq Arifi e cila jetonte në Gacko, quhej Arifi kur  është martuar në Prizren, Ishte 35 vjeç, dhe kishte  6 fëmijë kur Millmen Peri mblodhi këngë epike dhe lirike nga repertori i saj i pasur. Në repertor ka edhe  disa këngë shqipe. Këndon bukur këngët: “ Esad Pasha”, “Kur jam kanë n’Elbasan”, “ O nizam ngrat-e” “ Hysni Curri e Bajram Begu”, si dhe   këngën vallnisht “ Dy dardha me ni dardh-e”. Ka zë të bukur. Këngët e saj epike janë  tërheqëse. Ka aty ka edhe  tekste  të përpunuara dhe vargje  të marshit ushtarak: “ Nja dy tri , rrnofsh Shqipni” ose “ Urra , urra, trima përpara!”,  Fatimja ka kënduar edhe këngë lirike. Ndër to ka edhe vajtime, Vajton mirë. Vajtimi i saj është tradicional E përjeton këngën, Është e prekshme. “Çika e Zhurit dukatin me bisht” është këngë e bukur lirike. Është këngëtare  trigjuhësore dhe njëra ndër më të mirat në Koleksionin e Milmen Perit.

Marrë nga Zymer Ujkan Neziri: Studime për folklorin