Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë vështirëson  punën e Këshillit Kombëtar Boshnjak

350_udruzenje_kosovo_za_sandzak_osnivacka_skupstina_pristina_23_okt_2015_ismet_azizi

  

 

Këshilli Kombëtar Boshnjak i dërgoi letra zyrave të Këshillit të Evropës, OSBE-së dhe Bashkimit Evropian, me anë të cilave i  ka njoftuar ata në lidhje me ndalimit të pabazë dhe të panevojshme të zyrtarit të Këshillit Kombëtar Boshnjak nga na e  Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

Ministria e Brendshme e Republikës së Serbisë pa nevojë ndalon  në vendkalimin kufitar në Bërnjakë, përfaqësuesit e  organizatës joqeveritare ” Kosovë për Sanxhakun”, e cila ka status konsultativ -participues  në Këshillin Kombëtar Boshnjak.

Duke filluar nga  tetori I vitit 2017, me rastin e çdo kalimi   në pikën kufitare në Bërnjak, në të dy drejtimet, kryhet  mbajtja  e pabazë dhe e panevojshme e Presidentit të OJQ-së “Kosovës për Sanxhakun” Ismet Azizi  në kohë zgjatjeje nga  30 deri 60 minuta, në mënyrë konstante  që një vit.

Më  06. tetor 2018 me ftesë të Këshillit Kombëtar Boshnjak Ismet Azizi i, kryetar i OJQ-së “Kosovës për Sanxhakun”, ka  ardhur në promovimin e filmit dokumentar “Procesi i Sanxhakut”  autorit  Aleksandër Reljiq dhe në kthimit nga Novi Pazari nëpër  Ribariq në vendkalimin Bërnjak është mbajtur 40 min. Punonjësit e policisë që punojnë në kufi e arsyetojnë këtë ndalim me urdhër nga Beogradi dhe se sa herë që të hyjë dhe kur ai largohet nga Kosova, ata janë të detyruar  të raportojnë. Ky lajmërim  dhe  ç’lajmërim zgjat 30 deri në 60 minuta për derisa  presin vërtetimin, për t’ia mundësuar udhëtimin .

Në këtë mënyrë, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë e rëndon drejtpërdrejt punën e Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve.

Ftojmë  Këshillin e Evropës, OSBE-së, Bashkimin Evropian dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare për të marrë masa konkrete për të parandaluar pasojat negative të kësaj fushate të rrezikshme të drejtuar  ndaj  Këshillit Kombëtar Boshnjak, organit më të  lartë përfaqësues të  boshnjakëve të Sanxhakut, thuhet në kumtesën e Këshillit Kombëtar Boshnjak, thuhet n; kumtesen e KKB.

http://www.bnv.org.rs/srpski-mup-otezava-rad-bnv/