PROPAGANDË DESTRUKTIVE PËR QËLLIME PROPAGANDISTIKE DHE AGRESIVITETI PSIKOLOGJIK

isuff

Nga Isuf B.Bajrami

Ky agresion ka për qëllim arritjen e aspiratave pro Rusi-Serbi-Greqi me qëllim të lëvizjes së kufijve dhe thyerjes së parimit të mosndryshimit të kufijve ekzistues,sipas parimit të Badinterit.

Këto gjëra nuk bëhen rastësisht,por me qëllime provokative psikologjike të lexuesve dhe opinionit publik!

A nuk është për t`u qeshur kur shkruhet :”Ushtria e Amerikës tani bashkon me Kosovën edhe Vranjën Preshevën deri në kufi me Bullgarinë”! Kinse paska shkruar dhe publikuar :”Revista ushtarake amerikane “Stars and Stripes” ka botuar një hartë të shtetit  të Kosovës në të cilin janë bashkuar Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, por edhe Vranja, Novi Pazari, Bosilegrad, deri në kufirin bullgar!

Kjo revistë, si një gazetë zyrtare e Departamentit të Mbrojtjes të SH.B.A.-së, shpërndahet në baza ushtarake amerikane në mbarë botën.”

Kjo “hartë” nuk është e vërtetë dhe nuk është publikuar në shtypin Ushtarak Amerikan.

E gjithë kjo bëhet me pretendime të Serbisë së Madhe, Greqisë së Madhe, dhe Rusisë së Madhe !