Në Malësi unifikimi i votes shqiptare është më së i nevojshem

tuzi

Bashkimi i subjekteve politike shqiptare në ” Forumin shqiptare” në Malësi ka kanalizuar interesat e shqiptarëve për një të ardhme më të lumtur në Komunën e Tuzit. Është dashur një kohë e gjatë që ne të kuptojmë se vetem uniteti na shpëton nga e keqja e madhe, asimilimi, diskriminimi dhe dhunimi institucional i qeverisjes joshqiptare aty.

Ali Daci
Është e turpshme dhe fyese për çdo Malësor që në Malësi të dominojnë partitë joshqiptare. U mor vesh se kushtrimi u dha për bashkim elektoral për të mirën e vendit dhe së bashkimi i votursve shqiptar por edhe të tjerëve që ia duan të mirën Malësisë është opsioni më i mirë i mundshëm jo vetem për shqiptarët por edhe për gjithë qytetaret e komunës së pavarur të Tuzit tanimë.
Fitorja është më së e domosdoshme jo vetëm që të fitoi ky koalicion për Tuzin por të vetëdiesoj gjithë spektrin politik shqiptarë në Mal të Zi që në të ardhmen të jetë unik e jo të dëmkosur në dhjetra parti. Unifikimi i votes shqiptare është më së i nevojshem. Më ketë akt shqiptaret nuk do të nëpërkëmben më nga pushtetaret malazez, siç po ndodh tash kohet e fundit. Duke përgëzuar dhe uruar malësorët për bashkim, uroj që vota shqiptare të rrethohet dinjitetshëm në numrin 5. Urime dhe suksese në zgjedhjet e 3 marsit 2019. Le të fitoi bashkimi, le të fitoi Forumi shqiptarë, le të fitoi Malësia ! Zoti i bekofte Malësorët dhe Malësinë!