MINISTRJA BESA SHAHINI: SHQIPTARËT NË SERBI SË SHPEJTI ME ARSIM CILËSOR NË GJUHËN SHQIPE

besaa-730x440

Sot në hapësirat e fakultetit ekonomik të Suboticës në Bujanoc, Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë Besa Shahini ka zhvilluar takim me ministrin e Arsimit, Shkencë dhe Zhvillimit të Teknologjisë së Serbisë Mlladen Sharqeviq.

 

Në takim përveç përfaqësuesve të ministrive nga të dy shtetet ishin edhe ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, i pari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa.

Ministrja Besa Shahini ka bërë të ditur që në këtë takim janë dakorduar për realizim teknik të planit për arsim në gjuhën shqipe për shqiptarët në Serbi.

”Me kërkesë të Z. Ragmi Mustafi, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, sot takova në #Bujanoc homologun serb Z. Mladen Šarčević, me të cilin diskutuam problematikën e mungesës së librave shkollorë në gjuhën shqipe në Serbi.

Ofruam libra shkollorë të sistemit parauniversitar në Shqipëri, të ndryshuara sipas kurrikulës së re, libra të tjerë për bibliotekat shkollore, si dhe ekspertizë kurrikulare – ofertë e cila u pranua në parim. Tani duhet të detajojmë realizimin teknik të planit për arsim cilësor në gjuhën shqipe për shqiptarët në Serbi”, shkruan Shahini në facebook.