Dr. Uglanin me bashkëpunëtorë mori pjesë në shënimin e 141 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit

62523094_368379883785356_2174936323041787904_n

 

 

Me ftesën e Kryetari i komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, në manifestimin  për nder të 141 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit mori pjesë  delegacioni nga Sanxhaku i kryesuar nga Dr. Sulejman Uglanin, kryetar i Partisë së Aksionit Demokratik dhe themelues i Këshillit Nacional të Myslamnëve të Sanxhakut.

Fotografia e Ahmedin Å krijelj

Fjalimi i Dr. Sulejman Uglanin në manifestimin e 141 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit

 

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, i nderuar kryetar i komunës së Prizrenit Haskukaj, të nderuar deputet të shtetit të Kosovës, vëllezër dhe motra:

Ne jemi deputet të popullit boshnjak dhe popullit shqiptar të Sanxhakut . Shumë jam i lumtur  që do të flas në gjuhën shqipe edhe pse mjaft shumë  e kam harruar. Ne kemi ardhur këtu  me rastin e  kremtimit të 141 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në at kuvend  kanë marrë pjesë  deputetët  e Sanxhakut. Jusuf  Efendia me deputetët  tjerë boshnjak e shqiptar të Sanxhakut. Në këtë vit  është lind ideja  për vetëvendosje të popullit shqiptar. 33 vite më vonë u lind  Shqipëria si shtet, dhe 100 e sa vjet më vonë  u lind Kosova e Pavarur.

Ne punojmë për autonominë e Sanxhakut. Autonomia e Sanxhakut i ka dy popuj autokton , boshnjakët autokton  dhe shqiptarët autokton  që janë që të dytë  Ilir.

Ne  e kemi borxh  nga sot  të vazhdojmë idenë e vetëvendosjes së popullit shqiptar dhe  boshnjak.

Mirë u pafshim”.

Në këtë manifestim  ishin ehde kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, Asamblistja e Kuvendit Komunal dhe ish kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, Prof.Dr. Blerim Reka, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika nga Ulqini, këshilltari i komunës së Tuzit, Smajl Çunmulaj, stërnip i Çun Mulës, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, kryetari i Grupit Parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, Glauk Konjufca, deputetët e VETËVENDOSJE!-s, Drita Millaku, Arbërie Nagavci e Arbër Rexhaj, kryetari i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, z. Ismet Azizi, ish deputeti dhe ekonomisti, Driton Tali, Prof. Dr. Nexhmedin Spahiu etj.

Fotografia e Albin Kurti

Fotografia e Albin Kurti

Fotografia e Ahmedin Å krijelj