Muharemi  në kërkim të së vërtetës për prejardhjen e tij shqiptare!

68738062_2363259547128757_8543081940524204032_n

Njëri nga njohësit më të mirë të projektit të ADN-s Muharem Ademoviq nga vendbanimi Mitrovë e Tutinit, këmbëngul për prejardhjen shqiptare të vëllazërisë së tij.

Ismet Azizi

Disa ditë më parë, përherë të parë, pas shumë kontakteve nëpërmjet rrjeteve sociale dhe postës elektronike, në Pazarin e Ri  pata kënaqësi ta takoj për herë të parë Muharrem Ademiviqin, në facebok Cako Amra Kuc. Pas përfundimit të një manifestimi zyrtar, ne vazhduam bisedën, të cilën kaherë e kishim dëshiruar. Përndryshe për shkak se e kisha veturën në defekt , më kishte mbet në rrugë afër Vushtrrisë, ai nuk pranoi kurrsesi që unë të kthehesha me autobus, dhe më përcolli deri në vendin ku më kishte mbete vetura një ditë më parë. Ky ishte një rast i mirë, për të biseduar dhe me u njoftuar edhe më për së afërmi.

68738062_2363259547128757_8543081940524204032_n (1)

Muharremi, përkohësisht është i punësuar në Vjenë të Austrisë, përndryshe është shumë i lidhur me vendlindjen e vet. Dhe siç thotë ai, pas analizave të bëra në institutin e ADN-s në Beograd, ka arrite të vij te informacionet se vëllazëria e tij dhe shumica absolute e banorëve të Sanxhakut të jenë me prejardhje shqiptare. Vëllazëria Ademoviq , sipas të dhënave të cilat i ka publikuar më herët, thotë se janë  të fisit Kuq, përkatësisht Berishë, me të dhënat E-V13/Z16661.  Për këtë, ai shton se i janë falënderuar e tërë vëllazëria e tij që jeton në Mitrovë, Tutin e gjetiu nëpër botë.

67716876_2363259607128751_1628264403046498304_n

Shkas për ta kontaktuar në rrjetin social ishte  postimi i fotografive të të afërmeve të tij, të cilat fotografi më bënë kureshtar të mësoja ma tepër për personat në fjalë dhe mbarë banorët e këtij vendbanimi. Duke vazhduar bisedën dhe duke mi treguar fotografitë e të afërmve të tij, unë erdha në përfundim se disa të afërm të tij, tashmë kishte kohë që i kisha takuar, dhe i njoha nga fotoja. Natyrisht që ata unë i njihja ashtu siç u prezantoheshin, pra si boshnjak, s’ka si të ishte edhe pse gjithçka fliste ndryshe.

67934679_2363259780462067_972059959325884416_n

Tash Muharremi me krenari deklarohet se është shqiptar, natyrisht me keqardhje për mos njohjen e gjuhës shqipe. Një fakt i tillë ka ndikuar që Muharremi, pushimin vjetor është duke e shfrytëzuar në hulumtimet e tija të vazhdueshme, tash për  njohjen e vendit prej nga kanë ardhur  të parët e tij. Sipas hulumtimeve të tij, të parët e tyre, pra vëllazërisë Ademoviq kanë ardhur nga vendbanimi Medun afër Podgoricës, të cilin vendbanim e ka vizituar këto ditë, duke i prezantuar fotot e këtij vendbanimi.

67794500_2363259413795437_1212901272651300864_n

Muharremi nuk është i vetëm i cili  hulumton dhe dëshmon me fakte prejardhje e popullatës së Sanxhakut. Të rinjtë, të cilët mendojnë dhe shprehen si Muharremi janë kryesisht  të rinjtë të cilët punojnë dhe jetojnë në vendet e ndryshme evropiane.

 

Mitrova

Mitrova , vendbanimi i Muharrem Ademoviqit