Kryetari shoqatës “Kosova për Sanxhakun” uron Kurban Bajramin

logo

Kryetari OJQ   “Kosova për Sanxhakun”  Ismet Azizi, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar  qytetarët e besimit islam .

Në mesazhin e urimit thuhet:

 

“Të nderuar qytetarë të besimit islam të Sanxhakut,

Më lejoni që në emrin tim personal dhe të kryesisë dhe anëtarësisë, t’iu uroj festën e Kurban Bajramit, e cila është ditë e sakrificës për të mirën, që i kujton çdo njeriu se sakrifica është themeli i të gjitha mirësive njerëzore dhe kombëtare.

Në këtë ditë të besimit në Zotin, ditë të mirëkuptimit, të nderimit dhe respektit për njëri-tjetrin, të vazhdojmë kultivimin e traditave tona të bazuara në parimet e shoqërisë sonë të respektimit e kujdesit për njëri-tjetrin, të shtrirjes së dorës së mirësisë dhe mbi të gjitha të kultivimit të harmonisë e tejkalimit të dallimeve në shoqërinë tonë, të ndërtuar mbi vlerat e diversitetit etnik, kulturor e fetar.

Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi më afër edhe Zotit.

Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.

Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni.

Urime Kurban Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit të OJQ “ Kosova për Sanxhakun” Ismet Azizi.