Si jetonin shqiptarët në periudhën Osmane? Vijnë nga arkiva e Stambollit 350 mijë dokumente me rëndësi historike kombëtare

shqiptaret

Rreth 350 mijë dokumente që datojnë nga shek XV-XX me rëndësi historike kombëtare kanë ardhur nga Arkivi Qendror i Stambollit në formë dixhitale të cilat shumë shpejt do të jepen për shfrytëzim për të gjithë historianët dhe studiuesit.

 

 

Në ambientet e Departamentit të Administratës Publike është mbajtur edhe një deklaratë për mediat nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivës, Ardit Bido.

Bido ka thënë se këto dokumente janë identike me origjinalet dhe pritet të hedhin dritë mbi atë që ka mbetur e pazbuluar nga historianët, se si ishte jeta në Shqipëri gjatë periudhës Osmane. Sipas Bidos dokumentet do të jenë të aksesueshme nga mesi dhe fundi i vitit të ardhshëm. Më pas Bido ka shpjeguar se dokumentet janë përzgjedhur nga specialistë shqiptarë dhe që kanë rëndësi të madhe për vendin tonë, si arsimi, gjuha dhe ekonomia.

“Dokumentet kanë të bëjnë me çështje fetare, arsimore si dhe shkrimin e gjuhës shqipe. Kemi regjistra ku përfshihen qytete të rëndësishme Prizreni e janina. Kjo pasuri 350 mijë dokumente dhe të tjera që pritet të mbërrijnë brenda këtij viti. Tërësisht dokumentet kanë të bëjnë me dokumente gjatë periudhës osmane. Është mori e jashtëzakonshme dokumentaresh. Prej mesit të fundit të vitit të ardhshëm do të jenë të aksesushme. Për sa ka të bëjë me dixhitalizimin. Dokumentet u përzgjodhën nga specialistët tanë që kanë shkuar në Stamboll. Në fund të procesit që do të marrim pjesën e dyte. Arkivi do të ketë dokumentimin në periudhën shqiptare nën sundimin osman. Pasyrë e qartë se ç’bënin shqiptarët gjatë periudhës osmane. Dokumentet ne dorë origjinale dhe dixhitale janë të njëjta më origjinalin. S’ka mungesa. Arkivat shkëmbejnë informacione që nuk janë sekret. U takon historianëve për pasqyrim të qartë.” ka thënë ndër të tjera Ardit Bido.