I ndalohet hyrja në Serbi, për shkak të plisit!

ndalesa

 

Qytetari  holandez me origjinë nga Sanxhaku, Zaim Islamoviq nga Llukar ka kontaktuar redaksinë e sandzak.rs me një kërkesë për të informuar publikun për rastin e tij.

Siç thuhet dhe duke paraqitur dokumentet që e konfirmojnë atë, se me datën  27. 10. 2019. Islamoviqit i  ishte   ndaluar të hynte në Serbi pa ndonjë shpjegim të arsyeshëm, shak ishte,  sipas fjalëve të tij, veshja?! Zoti  Zaim Islamoviq, në fakt, kishte në kokë plisin, kapelë  nga veshja popullore e shqiptarëve dhe boshnjakëve të Sanxhakut

Islamoviq, pretendon,  me këtë rast shtri pyetje policisë kufitare, se a kishit vallë me veprua njësoj sikur  në kokë të vendosja  simbole fashiste, përkatësisht shajkaqën dhe kokardën serbe, në vend të Qylahit( Plisit).  Për çka me këtë rast në vend të përgjigjes iu është dorëzuar vendimi me të cilin i refuzohet hyrja në Serbi, të datës  27.10. 0,2019. në vendkalimin kufitar Vatin.

Në këtë   dokument, të cilin ne e paraqesim me këtë tekst, në arsyetim thuhet se   “Ekziston dyshim i arsyeshëm se ai nuk do të përdor qëndrimin për qëllimin e synuar”, duke iu referuar Ligjit për të huajt (neni 15, paragrafi (1), pika 12). Dokumenti u nënshkrua nga oficeri i policisë Zeljko Rajliq.

Përndryshe edhe gojarisht i është thënë se   “nuk je i veshur siç duhet për të hyrë në këtë shtet”.

DOBIO ZABRANU – REKAO POLICAJCIMA DA NEĆE KOKARDU NEGO ĆULAH

Ndalimi i hyrjes në Serbi

Kjo sjellje e autoriteteve të policisë serbe është një tregues tjetër i situatës së vështirë në të cilën ndodhet shoqëria serbe, por edhe e gjendjes fashiste të sistemit shtetëror që mban një situatë të tillë në shoqëri.

Forcat e Armatosura serbe janë të  dënuara për gjenocid, heqje të kokave, kështu që sulmi kapelën duket si i parëndësishëm. Por sjellja e zyrtarëve dëshmon për mungesën e plotë të një sistemi ligjor dhe sigurisë, paligjshmëria dhe në fund të fundit aparteid i paparë në Evropë që nga viti 1945.

Përkujtojmë se Serbia u shpall fajtore për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Gjithashtu, gjyqet për vitin 1999 dhe krimet kundër mijëra shqiptarëve dhe popujve të tjera jo-serbe ende janë në proces, vetëm  e vetëm  për shkak të kësaj kapele, trupat e të cilit janë fshehur ende në Batajnicë dhe pjesë të tjera të Serbisë deri më sot, thuhet në reagimin e portalit të “Samoopredelenje” (Vetëvendosje), www.sandzak.rs