Vështrim nga Tirana: Bosnjë-Hercegovina, shteti më i brishtë në Ballkan

murati_main

 

Autori Shaban Murati në librin “BOSNJA: Një pikëpamje nga Tirana” analizon me mjaft detaje tematikën në raport me Ballkanin perendimor, KE, Rusinë e Turqinë.

 

Sanadin Voloder

Në ambientet e “Qendrës Ballkanike për analizë e studim” javën e kaluar në Sarajevë u bë promovimi i librit “BOSNJA: Bjë pikëpamje nga Tirana” e magjistrit në diplomaci SHABAN Murati, i cili prej 50 vitesh është pjesë e diplomacisë ballkanike dhe skenës gazetareske.

Krahas moderatorit Anes Dzunusovic foli Edhem Biçakçiç (ish kryeministër i Federatës së BH) si dhe vetë autori.

Në Shqipëri Murati ka titullin “ MJESHTËR I MADH” në diplomaci, por në karierën e vet ka kryer funksionin e ambasadorit në Suedi, Norvegji, Finlandë, Islandë e Maqedoni. Ka punuar në Ministrinë e Jashtme si zëri më i qartë atje, duke udhëhequr dhe akademinë diplomatike.

Libri i tij publiçistikë dygjuhëshe në të cilat janë përzgjedhur 38 tekste të shkruara mes 2003-it dhe 2018-ës, të cilat na ofrojnë një perceptim tjetër jo vetëm të Bosnjës, por dhe Ballkanit, Europës e të Lindjes së afërt në 30 vitet e fundit.. Fjala është për kumtimet e analizat, të cilat autori me konture të qarta i ka shprehur në media si reaksion për ndodhitë politiko-shoqërore në rajon, me rikthimin e vetëdijshëm mbi Bosnje-Hercegovinën.

Shqipëria për një kohë të gjatë ka qenë vendi më i izoluar në Europë. Me të drejtë, nga këto përvoja, libri na jep një rikthim kritik në realitetin ballkanik, mardhëniet ndërmjet vendeve e qeverive, duke kritikuar dhe pushtetin në Shqipëri për qendrimet e tyre kundrejt shteteve fqinjë.

Autori mes të tjerash në libër shkruan që Bosnje-Hercegovina është shteti më i brishtë në Ballkan, me potencialin maksimal të shpërthimit të konflikteve multietnike, por çdo shpërthim i këtyre konflikteve do të kishte ndikim direkt në tërë rajonin.

RRETHI MAGJEPSËS I BALLKANIT

Paraqitja e këtij libri vjen në kohën e raporteve shumë të ndërlikuara politike në Ballkan.

Përmes leximit të këtij libri kemi rastin të kuptojmë qëndrimin e tjetërsuar të disa politikanëve e partive, të cilët sot implementojnë politikë krejt ndryshe. Kjo duket mjaft qartë përmes teksteve të MURATIT, në të cilat analizon qëndrimet e partive në Bosnje-Hercegovinë të etnitetit të Rep. Serbska.

Nga ana tjetër qëndron cikli që përsëritet, por të cilat nuk mund t’i njohim nëse nuk përqëndrohemi në analizë për më tepër kohë. Pyetjet e BE drejtuar Ballkanit, respektivisht gabimi i tij në raport me B H, e shohim qartë përmes mbylljes së derës drejt rrugës europiane të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Autori i librit analizon në detaje të imta tematikën e mardhënieve të Ballkanit perendimor me Europën, Rusinë e Turqinë. Ai objektivisht është kundër hyrjes së shteteve të rajonit si “paketë” në Europë, sepse një mënyrë e tillë nuk është praktikuar me askënd më parë.

Gjithashtu autori analizon mungesën e ideve të “Shengenit ballkanik”, sepse, sipas tij, proçese të tilla kontribuojnë me pabarazinë rajonale dhe i largojnë shtetet e Ballkanit nga antarësimi në BE.

Këto mendime i ndan dhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, i cili idenë e “Shengenit ballkanik” e ka quajtur “Jugosllavi e katërt”. Termi “ Ballkani perendimor” është produkti i politikës franceze me dëshirën e rinovimit të Jugosllavisë. Franca ka ndikuar së tepërmi që në Zagreb të mbahet Samiti i Europës në v. 2000 me vendet e “Ballkanit perendimor”, si i pari samit jashtë kufijve të” Europës” së atëhershme. Përfundimi i samitit ishte rindërtimi i integrimit rajonal përmes hyrjes së përbashkët në Europë, ndaj dhe Kroacia “nxitoi “ të dilte.

Ballkani vazhdon dhe më tej të jetë vendi i konflikteve të nxitura nga Gjermania e Franca, nga të cilat do dilte e fituar fatkeqësisht Serbia, e cila nga ana tjetër zgjon dhe interesa ruse në rajon.

KONTRIBUTI I AFRIMIT TË SHQIPTARËVE E BOSHNJAKËVE

Shqipëria është ndër të parët shtete që e njohën pavarësinë e Bosnje-Hercegovinës në 21 prill 1992. E aktualisht në Tiranë e Sarajevë punojnë vetëm konsujt e nderit, gjë që rëndon raportet politike, ekonomike e kulturore. Në Bosnje-Hercegovinë jetojnë rreth 25 mijë shqiptarë e në Shqipëri më tepër se 10 mijë boshnjakë. Gjithashtu, boshnjakë e shqiptarë jetojnë të përzier në Maqedoni, Kosovë, Sanxhak. Sigurisht në Serbi e Malin e Zi, ku është angazhuar bashkëpunimi më i madh politik e fetar.

Boshnjakët e shqiptarët kanë jetuar së bashku nën perandorinë Osmane e për këtë arsye ndajnë vlera të përbashkëta kulture e tradite. Gjithashtu, 80 vjet bashkëjetesë në shtetin e përbashkët jugosllav normalisht i ka lidhur këta dy popuj, përveç shqiptarëve të Shqipërisë, të cilët me instalimin e komunizmit u bënë shoqëria më e izoluar në Europë.

Shqiptarët me fillim të luftës në Bosne-Hercegovinë kanë ndarë të njejtin fat me boshnjakët. Vetëm në Biljeljin njesitë paramilitare të Arkanit në prill të v. 1992 vranë mbi 20 shqiptarë. Këtë na i ka fiksuar fotografi Ron Haviv.

Vetëm 19 vjet më vonë kryetari i Kuvendit të etnitetit “Republika Serbska” në Bosnje-Hercegovinë, Igor Radojçiç udhëhoqi në Tiranë delegacionin e serbëve të Bosnës, në vizitën 3 ditore ( 9 – 11 nëntor). Këtë ngjarje MURATI në libër e pasqyron nën titullin “ Kreditet e Tiranës për Republika Serbska”, ku reflekton kritikë të hapur të politikës shqiptare karshi Bosnje-Hercegovinës.

LIBRI I PARË PËR BOSNJE-HERCEGOVINËN NË SHQIPËRI

… “Libri për Bosnën është libri në kërkim të së vërtetës, Të vërtetën historike është shumë e vështirë ta gjesh, ndaj duhet ta ndriçosh, Atë duhet ta ndash nga periudhat e ndryshme kohore e perspektivat. Libri është vështrim nga Tirana mbi dinamikën boshnjake”… – thekson Murati.

Ai thekson gjithashtu që njësimi i sakrificave me krimin është njëri nga gabimet më të mëdha të politikës ndërkombëtare ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Ky është njëri nga të katër librat e Shaban Muratit, të cilat i ka botuar fondacioni ALSAR nga Tirana, i cili deri tani ka botuar mbi 150 libra.

Vlera e këtij libri është akoma më e madhe kur marrim në konsideratë se ky është libri i parë në Shqipëri për Bosnjë-Hercegovinën në kohrat e reja. Larg në vitin 1865 Vaso Pasha në Stamboll botoi librin “Bosnja në kohën e misionit të Xhevdet Efendiut”.

Burimi: Al Jazeera Balkans, 4.11.2019