Pranga dhe për flamurin kombëtar shqiptar në gjysmështizë në Luginë

flamuri ne Bujanoc

 

Në Luginë të Preshevës përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar gjithmonë ka qenë problem. Sa herë ai mund të shfaqet në institucionet vendore është bërë problem nga serbët. Shqiptarët aty, ose janë dëbuar nga vendi ose janë përndjekur politikisht ose janë gjobitur qëllimisht.
Një gjobitje e tillë ishte dhe këtë nëntor për drejtuesin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.


Kjo ngjau pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ku si çdo nëntor vendoset flamuri kombëtar në ballkonin e këtij institucioni.
Por kësaj here me pikëllim në zemër për fatkeqësinë natyrore të tërmeteve që goditën në Durrës dhe Thumanë. Kryetari Ragmi Mustafa me të drejtë vendosi flamurin shqiptar në gjysëmshtizë.
Vetëm 10 minuta pas vendosjes, në dyert e Këshillit paraqiten dy shqiptarë nën uniformën e policisë serbe.
Sigurisht të dërguar me qëllim nga drejtuesit e tyre, pikërisht këta dy shqiptarë ekzekutojnë urdhërin e dënimit të autorit, i cili vendosi flamurin në ballkon. Ky autoritet vendor êshtë në të drejtën e vet të përfaqësimit si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, zotin Ragmi Mustafën.
Policët shqiptarë me uniformën e shtetit serb, dukej se ndjeheni keq, mezi nxirnin fjalë të gjymtuara për arsyen e ardhjes në institucion.
Zoti Mustafa duke parë situatën dhe gjendjen e tyre, iu drejtua duke u thënë: “Bëjeni punën tuaj dhe se gjithë përgjegjësinë e marr unë!”.

Të gjithë këtë situatë dhe episodin e rrëfyer unë e përcolla nga afër ndërsa po realizoja një lidhje direkt me një nga televizionet kombëtare në Tiranë. Isha duke raportuar rastin e grumbullimit të ndihmave për familjet e viktimave të tërmeteve në Shqipëri.

Episodi më tronditi dhe prej tij shumëkush mund ta kuptojë se çfarë po ndodh me liritë themelore dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Të drejtat siç është edhe përdorimi i simboleve kombëtare ku liderët shqiptar të kësaj zone kujtohen vetëm në raste festash, siç është 28 Nëntori, për të promovuar “folklorin e tyre patriotik” prej më shumë se dy dekadash!

https://www.facebook.com/valongashiii?__tn__=%2CdC-R-R&eid=ARAf1oYJLJcIck5PQLlYj8w3WzsKmDPsua7qaO6C77xW2dOEsyGvbzf0k8QzDUWRbjX6oQuBD–AbY-y&hc_ref=ARQiXlajV1Osqhuk-4NSgNdjexb5RP376rfGQ7bf–sPjJqg-lHkgoxAD39mEfwM_94&fref=nf