Sindikata policore e Serbisë padit Shkrijelin e PAD-it (SDA)

Dino 2

 

Sindikata e Policisë së Serbisë ngrit fletëparaqitje penale ndaj kundër Ahmedin Shkrijelit, sekretarit gjeneral të i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut (SDA)

 

Sindikata policore e Serbisë  pretendon se aktivisti i PAD-it ka bërë vepër penale  sipas   nga nenit 305 dhe 306,  të Ligjit Penal të Republikës së Serbisë “Pranimi i kapitullimit apo okupimit”

Ahmedin Shkrijel  me datën 15. 11. 2019,  në Novi Pazar në tubimin të cilin e ka organizuar Partia e Aksioni Demokratik e Sanxhakut (SDA)  publikisht porositi që në Sanxhak më nuk mund të vendos Serbia dhe Beogradi, që Sanxhaku patjetër  të ketë status special ( Autonomi territoriale dhe politike) të ketë kushtetutën e vet, kuvendin e vet, qeverinë e vet, të ketë guvernatorin e vet, policinë dhe ushtrinë e vet.

Në fletëparaqitjen e Sindikatës së Policisë së R. së Srbisë   thuhet:

Republika e Serbisë

Ministria e Punëve të Brendshme

Sindikata e të Punësuarve në Polici

Knez Milosha  101 Beograd

          Republika e Serbisë

                                                                                                              Prokurorit të lartë Publik në Beograd

Në bazë të nenit 306. Ligjit Penal të Republikës së Serbisë, paraqes

Fletëparaqitje penale

Kundër:

Ahmedin Shkrijej përfaqësues i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhkut ( Stranka Demokratske Akcije SDA, )

Për shkak të veprës penale  nga neni 305 dhe 306, Ligjit Penal të Republikës së Serbisë “Pranimi i kapitullimit apo okupimit”

Arsyetimi:

  • Për shkak se me datën 15. 11. 2019, në Novi Pazar në tubimin të cilin e ka organizuar Partia e Aksioni Demokratik e Sanxhakut (SDA)  publikisht porositi që në Sanxhak më nuk mund të vendos Serbia dhe Beogradi, që Sanxhaku patjetër  të ketë status special ( Autonomi territoriale dhe politike) të ketë kushtetutën e vet, kuvendin e vet, qeverinë e vet, të ketë guvernatorin e vet, policinë dhe ushtrinë e vet.

 

  • Në bazë të të dhënave të lartpërmendura i  propozoj   prokurorit kompetent Publik të veproj  sipas  fletëparaqitjes penale dhe të ndërmerr ndjekjen penale.

Dëshmitë:

– Deklaratat publike në media

Në Beograd 15, 12. 2019

Flet paraqitësi

Sindikata e të Punësuarave në Polici

Kryetari

Dejan Gjukiq

padia