Thaçi:Para 75 vjetësh, Tito mori vendimin më antishqiptar në Kosovë

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo.  EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se para 75 vjetësh, kreu më i lartë shtetëror jugosllav, Josip Broz Tito, mori vendim për shpalljen e administrimit ushtarak në Kosovë.

Ai deklaroi se ky ishte një prej dokumenteve më antishqiptare pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Në bazë të atij dokumenti, politika jugosllave përmes eksponentëve serbë dhe tjerë, likuidoi elementin patriotik në Kosovë dhe goditi shtyllat më të forta të familjeve shqiptare në të gjitha rajonet”.

“Këto krime dhe ky gjenocid u kryen në frymën kinse antifashiste, që në fakt rezultuan me mbledhjen e Prizrenit më 10 korrik 1945, ku dhunshëm Kosova u aneksua me Jugosllavinë. Reagimi më i fortë kundër këtij terrori serb ishte kryengritja e komandantit Shaban Polluzha, e cila u shua me gjak”, ka shkruar Thaçi.