SANXHAKU DHE I DERGUARI I ZOTIT, Dr. SULEJMAN UGLJANIN  

Maxhuni Uglanin

 

Organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega për Gjemani, SHKSH “Sali Çekaj” dhe  Fondacioni “Besa”, javën e parë të marsit 2020, në Munih u organizua takim promovues dhe  informativ, në mbështetje të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, me përfaqësuesit e Sanxhakut; Dr. Sulejman Uglanin, Kryetar i partisë Aksioni Demokratik i Sanxhakut, Prof. Mirza Hajdinoviq, Sekretar i partisë ADS, Prof. Ismet Azizi, Kryetar i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Prof. Ali Daci, Nënkryetar i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”. Të pranishëm ishin edhe gazetari, Marin Mema dhe Drejtori i Shkollës Fillore “Dacaj”, në Dacaj të Rozhajës së Sanxhakut të Malit të Zi, Haxhi Lajqi.

 

Maxhun Smajli

Një sallë e madhe ishte e mbushur përplot me bashkatdhetarë të ardhur nga anë të ndryshme të Bavarisë. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues institucionesh dhe shoqatash që veprojnë në këtë Republikë, si dhe veprimtarë të shumë. I pranishëm ishte edhe Deputeti i Parlamentit të Bavarisë së Epërme, Ing. Deli Balidemaj.

Nën moderimin e Osman Ferizi, Kryetar i LDK, Dega për Gjermani, u bë promovimi i librit monografik “Aqif Blyta-Kolos i Pazarit të Ri”, i autorit, Prof. Ismet Azizi. Ndërsa, në hapësirën informative, mërgata shqiptare, u njoh përafërm me vetën e tyre. Është krim që Shqipëria dhe Kosova nuk i njohin pjesët e atdheut të tyre. Nuk e njohin vetën!

Gazetari, Marin Mema, thotë, se: “Nuk e njihja atë territor, ngase, shqiptarët, në Shqipëri,  nuk e njihnin Sanxhakun. Nuk kishim lexuar e as dëgjuar për këtë territor shqiptarë”. Pra, shqiptarët nuk njohën vetën e tyre. Nuk e njohën Sanxhakun dhe popullin autokton që jeton i asimiluar dhe i tjetërsuar. Nuk njohin popullin që bënë gjumë të trazuar, me ëndrra të këqija, kur regjimi serb guzhminë. Ky popull fisnik dhe liridashës, thërret ndërgjegjen e shqiptarëve; në Shqipëri, në Kosovë dhe në mërgatë.

Në këtë takim pati edhe indikacione për ta nxjerrë jashtë horizonteve të programit, në dy kahe të kundërta; duke u thirrur në patriotizëm të tepruar dhe duke spekuluar me emrin e Dr. Uglanin, se gjoja për shumë vite ishte në koalicion me SPS-in. Mirëpo, falë pjekurisë së shumicës së të pranishmëve në sallë dhe maturisë së, Dr. Uglaninit, të dy këto veprime pa mend, u anashkaluan.

Dr. Sulejman Uglanin ishte dinjitoz dhe i matur, nuk shprehte asnjë nga ato tendenca për të cilat nuk ishte i thirrur. Ishte shumë i përmbajtur. Gjithmonë fliste për të drejtat e populli në Sanxhak. Për një autonomi Speciale për Sanxhakun. Mirëpo, përkundër sjelljes aq hyjnore të Dr. Sulejman Uglaninit, shtypi serb doli me akuza, se: “Dr. Uglanin, ka vajtur në Munih për të krijuar Shqipërinë e Madhe“. Akuza këto të pa baza ndaj, Dr. Uglaninit.

maxhuni Uglanin 2

Kur takova gjakun tim që frymon në Sanxhak

 

Në këtë mbrëmje i dhash dorën, bisedova dhe u fotografova me gjakun tim që frymon në Sanxhak. Realizova pengun e shpirtit, ngujuar tash e tridhjetë vite më parë për ta takuar këtë burrë të vlerave njerëzore e atdhetare, Dr. Sulejman Uglanin. Ky intelektual, edhe pas tridhjetë vitesh, ruante me fanatizëm stilin në të ecur, në veshje dhe maturinë në të folur.

Dr. Sulejman Uglanin, ishte i pari, që nga lufta e dytë botrore, që e ka ngritur çështjen e Sanxhakut, si popullatë shqiptare e boshnjake. Krijoi Partinë Aksioni Demokratik i Sanxhakut. Bile, me të drejtë, e kishte qortuar, Dr. Rugovën, pse nuk e kishte përfshi në Këshillin Partiak të  Partive Politike Shqiptare jashtë Kosovës, siq ishin; Partia e Aksionit Demokratik, me qendër në Preshevë, Partia e Prosperitetit Demokratik, me seli në Tetovë të Maqedonisë dhe Partia Demokratike Shqiptare në Mali të Zi.

Dr. Uglanin ishte konfrontuar me pushtetin serb të asaj kohe, drejtë për drejtë me Sllobodan Millosheviqin, i cili nën presionin e kërcnimeve ishte detyruar të largohej për në Turqi, ku kishte gjetur strehim për disa vite. Me largimin e Dr. Uglaninit, Serbia, me politikën e saj shoveniste, kishte hyrë në Sanxhak, duke e copëtuar në masë të madhe Partinë Aksioni Demokratik i Sanxhakut; krijon edhe tetë parti të tjera, brenda kësaj partie. Parti këto që agjetuan në partinë e Millosheviqit, siq është ajo e Rasim Laiqit.

Duke e parë këtë gjendje, Dr. Uglanin, kërkon siguri nga shtete ndërkombëtare të kthehet në atdhe. Me t’u kthyer në atdhe, përpiqet ta rikthej jetën dhe sigurinë në popullatën e Sanxhakut. Partia e Dr. Uglaninit, ka pasur të drejtë të përfaqësohet në Qeverinë e Serbisë. Mirpo, politika serbe e favorizoi partinë e Rasim Laiqit, i cili edhe sot mbanë postin e Ministrit për minoritetet në Qeverinë e Serbisë.

Dhe, për fund; – Dr. Sulejman Ugljanin, na kujton figurën emblematike të Dr. Ibrahim Rugovës. Të tillë edhe do ta ruajmë në mendje, shpirt e zemër.

 

 

maxhuni uglanin 3