Sallkoviq : Es- selamun alejkum të dashur vëllezër shqiptar

damir

 

Shprehjet për serbizimin apo shqiptarizimin e boshnjakëve të Sanxhakut janë tema  për fat të ke që përmenden dhe  keqpërdorën nga të gjitha palët në Sanxhak dhe askush nuk duhet ta bëjë atë .   Pa ndonjë arsye godasin në mënyrë brutale  ndjenjat më të thella të këtyre njerëzve që jetojnë këtu ndonjë.  Secilit boshnjak të sinqertë kur dëgjon  zërin e tupanit dhe  sheh djemtë në veshjet popullore shqiptare nga një shkak i arsyeshëm i rrjedhin lotët dhe në të njëjtën kohë nxjerr një buzëqeshje dhe psherëtimë për kohërat kur gjyshërit tanë ishin ashtu të veshur   dhe gëzoheshin me atë lloj muzike ..

 

Shumë njerëz që jetojnë në këtë zona janë me origjinë shqiptare dhe nuk fshihen, por përkundrazi krenohen për të.  Ndërsa  ata që e fshehin mund të mos jenë me origjinë shqiptare, punë e tyre …. Secili individualisht  ka të drejtë të ndjehet  ashtu siç dëshiron të deklarohet  në regjistrimet e popullsisë dhe kudo në vendet publike.. Ne këtu ( Sanxhak) në lidhje me këtë (deklarimin), kemi një situatë shumë të vështirë dhe të komplikuar…

Nga largimi i turqve osmanë nga këto rajone,  neve  na konsiderojnë si pasardhësit të tyre të drejtpërdrejtë, dhe përgjatë historisë kjo çështje na  kushtuan me shumë jetë dhe gjak të të parëve tanë deri në luftërat e fundit të viteve nëntëdhjetë.  Sikurse vëllezërit tanë shqiptarë nuk do të ndihmonin gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur serbo-çetnikët ia mësynë përkatësisht e rrethuan këtë trevë dhe tentuan të shfarosin popullsinë e N Pazarit me rrethinë askush nuk do të mbijetonte dhe do të zhdukej çdo gjurmë e ekzistimit tonë  në këto treva. Këtë  vepër shqiptarëve  por as të armikut tonë nuk guxojmë  ta harrojmë kurrë.

Damir

Populli nuk e ka harruar dhe nuk do ta harrojë kurrë ..

Në Sanxhak keni boshnjakë që janë me origjinë shqiptare dhe askush nuk mund  me ia  marrë dhe me ia ndalu dhe me i dashur dhe të respektojnë rrënjët dhe vëllezërit e tyre.

Duhet t’i propozohet Këshillit Kombëtar Boshnjak   që në Sanxhakut të futet në plan programet shkollore gjuha shqipe dhe turke, sa më parë që është e mundur. Por, kjo kurrë nuk do të ndodhë sepse politikanëve kjo çështje nuk iu konvenon dhe nuk janë të sinqertë, nuk dëgjojnë dhe nuk respektojnë dëshirat dhe kërkesat e popullit të vet.

Kush e ndjen dhe dëshiron do t}i dërgojë  fëmijët të mësojnë në shqip dhe turqisht. Ky kishte me qenë një hap shumë i mirë  në këtë drejtim drejt përafrimit  dhe dashurinë  ndërmjet  neve dhe  të jetë  me sinqeritet shpirtëror.  Shumë prej njerëzve që  veten konsiderojnë  turq dhe me prejardhje turke do të donin, si ata që e konsiderojnë veten shqiptarë dhe me origjinë shqiptare, në këtë mënyrë do të përtërijnë dhe afirmojnë dashurinë e tyre për origjinën dhe rrënjët e tyre.

Thjesht duhet të parandalojmë abuzimin e mëtejshëm të ndjenjave të njerëzve dhe njerëzve tanë në këtë rajon ..Ndërsa  ata që e konsiderojnë veten pasardhës të bogumilëve  dhe të Tvrtkos dhe të të tjerëve  le të kënaqen me ndjenjat e tyre dhe në asnjë mënyrë nuk duhet me dhunë të bindën. .

Për deri sa shqiptarët  mbrojtën trevën e Novi pazarit  nga  shfarosja çetnike , në anën tjetër të Sanxhakut në të njëjtën kohë ndodhi tragjedia dhe  shfarosja e popullsisë në luginën e Limit dhe Bosanacët ( boshnjakët e Bosnjës)  nuk kanë kthyer kokën këndej” për të ndihmuar për t’a mbrojtur këtë popullatë.

Duhet menduar  për të gjitha këto sepse gjaku nuk është ujë !!!!!

Damir Sallkoviq