Nuk i besoj Vuçiqit, ndihmësve dhe përkrahësve të tij!

Mirza

 

Është i mirëseardhur izolimi i këtyre ditëve të them edhe një vërejtje, lexova kolumnën të cilën autori e kishte titulluar “Mos i beso Vuçiqit edhe kur të dhuron respirator” dhe thotë, madje Mali i Zi qartë i thotë “baju”, nuk duam të na dhuroj dy nga tre respirator të cilët na vodhi

Shkruan:Mirza Hajdinoviq

Sidoqoftë, unë do të paralajmëroja që Vuçiqit t’i besohet kur thotë “100 për një”, vriteni një, ne njëqind, e ta shihni. Këtë e dëshmojnë 8372 boshnjakët dhe Srebrenica e cila ndodhi jo shumë vonë pasi ai i tha ato fjalë dhe të gjitha ato varreza masive në tërë Bosnjën, Sanxhakun dhe Kosovën.

Na përkujton për këtë edhe dje në deklaratën e tij edhe Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti, i cili kujton krimin e ndodhur 21 vjet më parë kur 147 civilë u vranë në komunën e Skenderajt, përfshirë 7 fëmijë, 2 deri në 15 vjeç të familjes Duriqi dhe 7 gra nga familja Saranda. Kryeministri Kurti tërheqë vërejtjen se edhe pas 21 vjetësh nuk mund ta shijojmë pranverën sepse, siç thotë ai, “Kriminelët serbë që kanë kryer këto vrasje janë ende në liri. Ka nga ata që janë nëpunës civilë, disa në ushtri dhe polici, e të tjerët në administratën civile “.

Tani ajo që më lëndon dhe shqetëson. Dëshira ime është sot që t’i referohem edhe urdhrit të Vuçiqit që kjo ushtri serbe të dërgohet në kufij, me urdhra të rreptë, madje dhe të përdorë armë! T’i besojmë? Sigurisht që jo!

Njëfarë cirku merimange në rolin e një mjeku që këtyre ditëve është duke u përpjekur pa sukses të na argëtojë tha “ne Republikën Serbe e trajtojmë RS (lexoni: etnitet gjenocidi të Republikës Serbe) si pjesë të territorit tonë, si territori i Serbisë”. Ne kemi dëgjuar fjalë të njëjta nga Ministri serb i Mbrojtjes për shumë vite. Nga ana tjetër, ajo pjesë e Bosnjës, duke mos fshehur qëllimet dhe dëshirat e saj kriminale, vazhdon përpjekjet e saj për tërheqjen e kufirit brenda Bosnjës. Nën pretekstin e luftimit të virusit shpallë gjendje të jashtëzakonshme në atë pjesë të Bosnje dhe Hercegovinës. Për fat të keq  që tragjedia të jetë edhe më e madhe, në realizimin e këtij plani, ekzekutorët e tyre më të mirë janë disa persona me emra dhe mbiemra boshnjakë.

A thua na porositin që t’i besojmë atyre, se kjo ushtri dhe polici serbe, me të gjithë kriminelët në radhët e saj, nuk do të kalojnë Drinën dhe të vazhdojnë atje ku u la në vitin 1995?!

Shtetet tjera të rajonit nuk i besojnë Vuçiçit dhe nuk besojnë ta quajmë “luftë kundër koronavirusit”, nuk besojnë edhe kur jep dhurata. Ato dërguan forcat e vet të armatosura në kufijtë e vet menjëherë pasi që ai kishte urdhëruar ushtrinë serbe, dhe me këtë rast për të  evituar që të mos të ndodhë Srebrenica tjetër, Kukuroviqi, Shtrpci, Prijedori, Raçaku, Drenica,…