Shkolla shipe në Dacaj sot përcjellë gjeneratën jubilare të dyzetën (40) nga rihapja e saj në gjuhën shqipe

99289306_10156938780410448_5508578397896310784_n

Ali Daci

Pas nëntë viteve në rrugëtimin e dijes dhe edukatës së mirëfillt, sot po përcjellim klasën e 9 ( nëntë ) gjeneratën e 40 Jubilare të semimaturantëve të Shkollës shqipe ” Dacaj” në Dacaj nga rihapja e saj në gjuhën shqipe. Gjeneratë jubilare dhe e shkëqyeshme.

 

Janë 4 semimaturant që gjatë këtyre viteve ne si mësimdhënës i pam se si rriten, sa arritën të zënë dijën dhe sa u formuan si personalitete e që secili prej tyrë është një personalitet i veçant, i urtë e kurioz për të mësuar e ditë, por të brumosur njejt për ta dashur dijen, gjuhën, kombin, flamurin dhe atdheun e vet. Seicili nga ta nga sot do ta ndjek rtugën e vet. Më vjen keq që nga rrethanat e krijuara që nuk mumd t’i përcjelli nga bangat shkollore, nda dera e shkollës ku ata e ne bashkë me ta i kaluam plot 9 vite së bashku. Më vjen keq që nuk mund ta organizojmë ekskurzionin 5 ditor ashtu siç e kishim planifikuar bashkë për shkak të kushteve të krijuar nga pandemija. Dora e zezë e një idioti u vrau këtyre të rinjëve buzëqeshjen në kohën e lumturisë së tyre, u djegu bangat shkollore, karrikat, fletorët e punës, vizatimet dhe çdo kujtim të tyre. U dogji fotografit e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Gjergj Fishtës, Naim Frashëtit, motrave Qirjazi, Dervish Rozhajës etj.fotografi këto që nga dora e Presidentit shqiptar Ilir Meta këta i preken të parët. Ata sot po ecin drejt ardhmërinë së tyre duke u nda e kujtuar si gjeneratë që mbaruan shkollën fillore, e që për jetë e mot do ta kuntojnë djegjen e saj në kohën e pandemisë e të semimaturës. Sot ata nuk do të marrin shpërblimet nga drejtori i shkollës e kujdestari i klasës për sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellhe shëmbullore. Duke u përshendetur nga distanca për shkak pandemisë Covid 19, mua si kujdestar klase do të më mungojnë tanë jetën. Duke u uruar shëndet, suksese në të ardhmën. Suksesi i tyre i shkëlqyeshëm : Anita Daci ( kalon klasën shkëlqyeshëm më të gjitha 5 ) , Ermir Lajçi (kalon klasën shkëlqyeshëm më të gjitha 5 nga klasa e parë ) , Sanida Daci kalon klasën shumë mirë (4) dhe Lauresa Shigjeqi kalon klasën shumë mirë (4). Ju urojmë suksese në Kontrollimin Ekstern të dijës në fund të ciklit të tretë të shkollës fillore ku do t’i shtrohen testimit nga Gjuha shqipe, Matematika dhe lënda zgjedhore. Klasa ime, nxënësit e mi Ditën e mirë !

98101085_10156938780555448_8158593354334994432_o 98599526_10156938780745448_1430006977496350720_o 99297672_10156938782115448_2085997398701637632_n 100368796_10156938780925448_2866197445178556416_n