SHKRESA ZYRTARE E DR.RAMIZ SEKAJ DREJTUAR DREJTORIT TË SHKOLLËS SHQIPE NË DACAJ

100827249_10156960717645448_8912107776864419840_n

Drejtuar: Z. Haxhi Lajҫi
DREJTORI SHKOLLËS, DACAJ – ROZHAJË (Mali i Zi)

Lënda: Mbështetje për shkollen shqipe në Dacaj

I nderuar zoti drejtor i shkollës,

 

U njohëm me zjarrvënien e qëllimshme në Dacaj, mësuam me dhimbje të thellë, djegien e shkollës Suaj të shtrenjtë, në lirishtën e një pylli aq të bukur, i cili edhe ai është djegur pjesërisht, duke ju shprehur dhimbjen tonë të thellë për atë akt vandal, ju garantojmë se pranë jush do të jetë edhe ndihma jonë, thirrjen tuaj do ta përcjellim në çdo vesh që dëgjon dhe në çdo zemër që rreh. Ne besojmë shumë se shkolla juaj do të ringrihet, se pajisjet e saj do të ribëhen, se librat dhe mjetet mësimore këtej e tutje do t’i kini edhe më të bukura, që fëmijët, nxënësit tuaj, të kenë mundësi më shumë për të përvetësuar dijet, shqipen tonë të bukur e të veçantë, historinë tonë të lavdishme, gjithçka që na lanë të parët, vendi ynë i bukur, trojet tona.
Ne na krenon edhe vendosmëria juaj, gatishmëria juaj e lartë, dashuria juaj për nxënësit dhe pasioni juaj i madh. Dhe duhet t’ju falënderojmë!
Duke ju uruar shëndet dhe punë të mbarë, ju lutemi të pranoni solidarizimin tone dhe mbeshtetjen që IETT do të ofrojë për shkollën në Dacaj, që edhe ne bashkë me ju te hedhim një tullë më shumë për shkollën tuaj të re, e cila nesër do jetë më e mirë, më e kompletuar për të mbushur plot zemrat e atyre që akoma e duan mësimin, gjuhën dhe shkollën shqipe.
IETT ështe me ju në rrugëtimin e dijes!

Me respekt,

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) – Tiranë
Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj