Anulohen zgjedhjet parlamentare  në 13 vendvotime në Sanxhak,  janë në pyetje më  se 10,000 vota

skupstina-izbori-2020-REZULTATI-11

 

 

Komisioni  Zgjedhor i Republikës së Serbisë  anuloi zgjedhjet parlamentare në 13 vendvotime në Sanxhak, katër në Novi Pazar dhe nga  tre në Prijepolje, Sjenica dhe Tutin. Bëhet fjalë për më shumë se dhjetë mijë vota, dhe zgjedhjet u anuluan sepse kishte më shumë fletë votimi sesa qytetarët të regjistruar me të drejtë vote.

 

Komisioni Zgjedhor i Republikës së Serbisë njoftoi se i anuloi zgjedhjet në 117 vendvotime, sepse ishte e pamundur të përcaktoheshin rezultatet.

“Numri i fletëvotimeve në kuti ishte më i madh se numri i votuesve që votuan në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të Dielën, 21 Qershor. Gjithashtu, sonte, Komisioni  njoftoi se ka marrë   vendim për përsëritjen e votimit në 117 vendvotime në Serbi, duke marrë parasysh që rezultatet e votimit nuk mund të përcaktoheshin në ato vendvotime, ” shkruan SNews

Komisioni Zgjedhor i Republikës anuloi zgjedhjet parlamentare në 4 vendvotime në Novi Pazar. Zgjedhjet u anuluan në qendrat e votimit numër 66 – Shkolla Fillore “Selakovac”, numri 74 – Qendra Kulturore. numri 77 – ndërtesa e inspektimit teknik  i shkollës ” Adisa Llagjar” dhe numri 84 në shkollën fillore “Qamil Sijariq”. Në këto katër vendvotime janë regjistruar gjithsej 7,084 votues, ka mësuar SNews.

Në Sjenicë, për shkak të paktën 400 fletëve të votimit, zgjedhjet përsëriten në qendrat e votimit 39, 41 dhe 60, dhe në Tutin, në qendrat e votimit 5, 39 dhe 57, për shkak se të paktën 220 fletëvotimeve ishin të tepërta.