Bilall ( Bikë) Dreshaj nga Peshteri pjesmarrës në Kuvendin e Dobërdolit

Bilall (Biko)Dreshaj

 

Kuvendi i  Dobërdolit, u mbajt më  4 gusht 1945, ne vendin “LLUGA E DAN PJETRIT” ne Dobërdol te Llapushës.

 

 

 Në Kuvendin e Dobërdolit, përveç krerëve: prof. Ymer Berishës, Ukë Sadikut, Marije Shllakut dhe Qazim Bajraktarit, rol te madh luajti edhe trimi, Alush Smajli – Qerrataja, i cili, përveç luftëtarëve te tij, solli edhe FLAMURIN Kombëtar Shqiptar (te gjatë tetë metra), e vuri ne Dardhen e Madhe, dhe caktoi rojet e nderit gjatë tërë kohës së mbajtjës së Kuvendit. Ne këtë Kuvend u gjendën: Ukë Sadiku me të vëllanë Shabanin dhe të birin Skënderin, prof. Ymer Berisha, Qazim Bajraktari i Astrazupit me luftëtarët e tij, Alush Smajli-Çerrataja i Llazicës me luftëtarët e tij, Ndue Përlleshi i Paskalicës me të vëllanë, Zefin dhe luftëtarët e Çetës së tij, Marije SHLLAKU, Mehmet Aga i Rashkocit, Demë Ali Pozhari, Prekë Shyti nga Prizreni ( më parë ishte ne Brigaden e Shaban Polluzhës ne Drenicë), Bajraktari i Uçes, Zef Gjidoda nga Plançori i Gjakovës, Sadik Lutani i Turiçefcit te Drenicës, Ali Meta ( i biri i Met Imerit nga Gjurgjeviku i Madh ), Ferat Kotorri, Adem Shala, Nijazi Alishani, Zhukë Haxhia, Islam Tabaku, Aziz Zhilivoda nga Artakolli i Vushtrrisë, Sherif Tërstena nga Shala e Bajgorës, dy përfaqësues anonim te Ahmet Selacit, për shkak se te dy këta pjesëmarrës bënin pjesë ne “Doren pastruese” te 0P “BESA KOMBËTARE”, e ata ishin: Haradin Vidishiqi dhe Bektesh Mehmeti, te dy nga Shala e Bajgorës, Rexhep Gjeli nga Likoshani, Hamit Emini – “doktorri” nga Baica e Lypjanit, Mulla Ilijaz Broja me përcjellës, Lah Luboveci, Malë Bashota i Caravikut, Bik Pazari – Dresheviqi nga  Tregu i Ri ( Sanxhaku) , i cili me vete kishte sjellë edhe katër te arratisur nga Sanxhaku, Feriz Boja, Muharrem Bajraktari i Lumës me përcjellës, Mustafë Ibishi me luftëtarët e tij nga Kramoviku i Anadrinisë, Përfaqësuesit e Mirditës (Pashuk dhe Noc Kolë Biba-Mirakaj) nga Iballa e Pukës me përcjellës, Shaban Boshnjaku nga Tregu i Ri bashkë me 800 luftëtarët e tij, ndërkaq përfaqësuesit e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Shalës së Bajgorës nuk u prezentuan publikisht për shkaqet e lartpërmendura, kurse përfaqësuesit e Ferizajt, Gjilanit dhe Kaçanikut nuk arriten te marrin pjesë ne këtë Kuvend, ngase brigadat partizane-çetnike ua kishin zënë rruget përgjatë maleve te Drenicës dhe vështirë kalohej ne ato terrene. Per njoftim te vendimeve te marra ne Kuvendin e Dobërdolit, më vonë i ka njoftuar profesor Ymer Berisha me shkrim. Meqënëse çështjet që duhej te trajtoheshin ne këtë Kuvend ishin tepër te rëndësishme, pjesëmarrësit u pajtuan që ai te zgjasë dy ditë (me 4 e 5 gusht). Ne Kuvend morën pjesë një oficër anglez dhe një nga Shqipëria që gjendej ne mal i përndjekur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

 

shih: Vllezërit Dreshaj