FITUAT BESIMIN E RINISË SË SANXHAKUT DHE MERGIMTARËVE BOSHNJAK E SHQIPTARË NË BAVARI

rbt

Në vend të urimit!

 Ju, Dr. Sulejman Ugljanin dhe partia e juaj, SDA,

 

 

Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, Shoqata Kulturore Shqiptare “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen dhe Biblioteka Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi”, në Bavarinë e Poshtme, i përcollën me vëmendje zgjedhjet e fundit në Serbi e, veçmas ato në Sanxhak.

U gëzuam shumë për fitoren tuaj, Dr. Sulejman Ugljanin! U gëzuam, se morët besimin e rinisë, shpirtrat dhe zemrat e tyre të pa djallëzuara. Me rininë do arrish në cakun e synuar tash e 30-të vite më parë. Do kurorëzoni dëshirën e kamotshme – Statusin Special për autonominë e Sanxhakut.

Keni bërë rrugë të gjatë, por kurrë nuk jeni lodhur, u ndeshët me furtuna të acarta, por kurrë nuk e lakuat shtatin. U bëtë simbol qëndrese dhe shembulli më i mirë për popullin boshnjak, shqiptarë dhe të tjerë në Ballkan e Evropë.

I nderuari dhe i shumë respektuari, Dr. Sulejman Ugljanin, duke i pasur parasysh frymëzimet e juaja të shëndosha, idealet e mëdha dhe besimin e pa tundur në vete dhe në popullin e Sanxhakut, jemi të bindur se ju, me partinë tuaj, SDA, do kultivoni demokracinë më të mirë dhe do zbatoni drejtësinë më të përkryer, për të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë Krahinë- Sanxhak.

Me Partinë SDA dhe me Juve për kryetar, Sanxhaku mund të lartësohet politikisht, ekonomikisht dhe nga çdo pikëpamje tjetër, duke e bërë të mundur edhe ndërtimin e një jete të lumtur e të harmonishme për popullin e Sanxhakut.

Duke iu uruar për suksesin dhe besimin që ua dha rinia dhe populli, Juve, emblemë njerëzore e atdhetare e Sanxhakut dhe më gjerë, Dr. Ugljanin, ua bëjmë të ditur edhe një herë se, keni mbështetjen, besimin dhe përkrahjen e mërgatës shqiptare e boshnjake në Republikën e Bavarisë.

Maxhun Smajli, Zëdhënës i Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme