Sanxhaku po zgjohet!

SDA

 

Kryesia e Partisë së Aksionit  Demokratik të Sanxhakut (SDA)  diskutoi sot rezultatet  zgjedhjeve të  përsëritura parlamentare në Sanxhak në të cilat Aksionit  Demokratik të Sanxhakut ( SDA) fitoi numrin më i madh të votave, që do të thotë se do të kenë të paktën 3 vende në Asamblenë e Republikës së Serbisë.

“Gjithçka që ndodhi gjatë këtij procesi konfirmon edhe një herë që zgjedhjet nuk ishin të drejta dhe  demokratike, qytetarët ishin të ekspozuar presioneve të ndryshme nga ana e regjimit.

Kryesia  diskutoi gjithashtu situatën aktuale shëndetësore në Sanxhak të shkaktuar nga pandemia e virusit koronar.

Sjellja arrogante dhe vrazhdësia  e Kryeministrit serb dhe anëtarëve të Qeverisë, gjatë vizitës së Qendrës shëndetësore në Novi Pazar, ku pandemia e virusit koronal me ditë të tëra po merr e jetët njerëzore, konfirmon marrëdhënien kolonialiste dhe skllavopronare të regjim aktual  të Vuçiqit ndaj qytetarëve të Sanxhakut.

Riemërimi i partnerit të koalicionit të Vuçiqit, kryetarit të  i SNP, për Drejtori të  Qendrës Shëndetësore në Novi Pazar, një militant të dëgjueshëm tashmë i dëshmuar, përfaqëson një qëllim të drejtpërdrejtë për të përkeqësuar gjendjen ekzistuese të vështirë shëndetësore në Sanxhak.

Ky vendim kadrovik konfirmon se janë dëshmuar paaftësitë organizative, injoranca, vrazhdësia, paturpësia, arroganca, bindja dhe mbështetja e verbër e politikës  sebomadhe  është karakteristikë themelore e kuadrove të Vuçiqit në Sanxhak.

Aksionit  Demokratik të Sanxhakut (SDA) kundërshton emërimin e kuadrove partiake në poste drejtuese në institucione me rëndësi të përgjithshme për të gjithë qytetarët e Sanxhakut.

Ftojmë shtetet  e grupit “Miqtë e Sanxhakut” dhe përfaqësuesit e tyre në Serbi të ndihmojnë qytetarët e Sanxhakut të kapërcejnë situatën problematiket ekzistuese shumë  të vështirë shëndetësore dhe politike në Sanxhak.

Partia e Veprimit Demokratike Sandzak shpreh gëzimin e madh  për faktin se Gjermania mori përsipër presidencën e Bashkimit Evropian, që jep shpresë për një të drejtë dhe të qëndrueshme për  zgjidhjen e krizësn jugosllave”, thuhet në komunikatën për media.