DW: BE duhet të suspendoj bisedimet me Serbinë përderisa Vuçiq është në pushtet

vucmerkel-1200x630-640x336

Serbia nuk është demokratike dhe bisedimet e saj për anëtarësim në BE duhet të suspendohen derisa të jetë në pushtet Vuçiq që në pushtet mbetet me ndihmën e metodës së mentorit të vetë Sllobodan Millosheviq – duke ngulfatur brutalisht opozitën dhe kontrollon mediat dhe drejtësinë shkruan DW (Deutsche Welle-DW).

 

Presidentit Vuçiq i duket më e këndshme që të besoj se prapa organizimit të demonstratave qëndrojnë të huajt se të pranojë se ato janë shprehje e pakënaqësisë me udhëheqjen e tij andaj shpërndan teorinë e mashtrimeve gjë që e ka mësuar nga mentori i tij Millosheviq thuhet në komentin e DW.

Pas fitores bindëse në “zgjedhjet” që i bojkotoi opozita dhe tash kontrollon dy të tretat e parlamentit. “Vuçiq nuk ka sqarim si ‘agjentët e huaj’ mund të kontrolloj dhjetëra mijëra qytetarë anekënd Serbisë. As nuk jep emra, por vetëm shpërndan teori konspirative që ngushtohen me kohë si në kohën e partisë komuniste” shkruan DW.

Si thuhet në koment këtë e ka mësuar “nga mentori i vetë ish presidenti Millosheviq, që u modifikua nga komunisti në nacionalist”.

„Vuçiq po ashtu konstaton se sunduesi demokrat ka përfituar metodat e mentorit të vetë për mbijetesë në pushtet duke ngulfat opozitën , marrjen e medieve dhe mbajtjen e drejtësisë nën kontroll.

Në koment thuhet se ndaj protestave ka reaguar duke dërguari sulmuesit e vetë me uniforma dhe civil provokator që është në kundërshtim me atë që thotë Vuçiq nuk janë përmbajtur veç kanë rrahur meshkuj e femra bile edhe fëmijë. “Forcat vendore të sigurisë me vite janë turpi i shtetit të Serbisë” konsideron DW.

„Serbia nuk është demokraci. Dhe kjo nuk bëhet n, nuk duhet të konsiderohet si anëtare potenciale e BE. BE ka mjaft probleme me lider autokrat në radhët e veta” thotë DW.

DW konstaton se kancelaria gjermane Merkel shumë gjatë e ka mbështetur Vuçiqin dhe ai mund të hedhë hijen në mandatin e saj si kancelare.

Kur Gjermania mori kryesimin e BE, nga Merkel shkruan DW, mund të dëgjohen fjalë të mira për shtetin e së drejtës dhe demokracisë.

„Mirëpo fjalët nuk mjaftojnë, është e nevojshëm aksioni. Bisedimet e bashkëngjitjes se Serbisë dueht të suspendohen përderisa Vuçiq është në pushtet. Zyrtarët e Be duhet të kërkojnë hetim të pavarur ndaj sulmeve brutale ndaj protestuesve. Nëse Serbia refuzon bashkëpunimin ministrave të saj duhet ndaluar hyrjen në BE” konsideron DW