Shkrijelj kërkon shkarikim dhe përgjegjësi penale për krerët e shëndetësisë në Sanxhak

Ahmedin

PAD (SDA) e Sanxhakut kërkon nga oraganet kompete të paraqesin raporte me shkrim për numrin e vdekjeve dhe shkaqet e vdekjes.

Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut lider i së cilës është Dr. Sulajman Uglanin,mori pjesë në takimin që organizoi kryetari i komunës së Novi Pazarit në lidhje me gjendjen aktuale shëndetësore dhe u rrit në mënyrë drastike vdekshmëria e qytetarëve të Novi Pazarit.

Ahmedin Shkrijel sekretar i përgjithshëm mori pjesë në takim në emër të Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut të organizuar nga kryetri i komunës.

Në takim, Ahmedin Shkrijelj kërkoi që Spitali i Përgjithshëm dhe Instituti i Shëndetit Publik, si dhe zyra e regjistrave të administratës së qytetit të  paraqesin raporte të shkruara çdo ditë dhe në baza mujore për numrin e vdekjeve dhe shkaqet e sakta të vdekjes për secilin të vdekur nga 15 mars 2020 e deri më sot.

Partia e Aksioni Demokratik (SDA) kërkon raporte zyrtare me shkrim dhe të vëhen ato në dispozicion të publikut. Eshte një parakusht i domosdoshëm për diskutuar mbi këtë temë. Ka rritje të vdekshmërisë  së qytetarëve të Sanxhakut dhe ka përkeqësim i gjendjes shëndetësore dhe duhet të ndërmirren masa konkrete efektive të bazuara në fakte shkencore.

Përpjekja për të formuar Komisionin në fjalë është një përpjekje për të hequr përgjegjësinë nga fajtorët  kryesore fajtor për një situatë kaq të rrezikshme.

PAD (SDA) kërkon që drejtori i Spitalit të Përgjithshëm dhe Institutit Publik në Novi Pazar Meho Mahmutoviq dhe Shefadil Spahiq,  të largohen menjëherë, si dhe Koordinatorin Qeveritar i Spitalit të përgjithshëm  Mirsad Xherlek, për shkak të kolapsit afatgjatë të sistemit shëndetësor në Sanxhak dhe se ata janë  përgjegjës  për vdekshmërinë e rritur në mënyrë drastike të qytetarëve të Sanxhakut.

U theksua që qytetarët nuk u besojnë drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm dhe Institutit Publik shëndetësor dhe koordinatorit të  Spitalit të Përgjithshëm në Novi Pazar dhe se ata gjithashtu duhet të mbajnë përgjegjësi penale

 

Novi Pazar, 23 korrik 2020 Shërbimi i Informacionit të PAD-t (SAD)