Ljajiq për shitjen e armëve nga Serbia rebelëve në Azerbajxhan: “Ata na dhanë një milion euro”

Rasim_Ljajic_2011-mc.rs_-780x439-640x360

 

Autoritetet në Azerbajxhan e konsiderojnë shitjen e armëve Armenisë dhe rebelëve në Azerbajxhan “një veprim armiqësor nga Serbia”, siç e formuloi Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtëm Khalif Khalifov për agjensinë Interfax.

Me këtë rast, Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiç, gjithashtu foli, duke i thënë për” Nova.rs” se nuk duhet të japë emrin e individit privat që eksportonte armë, por përmendi që fitimi ishte mbi një milion euro.

Azerbajxhani dhe Serbia kanë nënshkruar një numër dokumentesh, kështu që ky akt i Serbisë është edhe më i keq sepse marrëveshjet ndërkombëtare janë shkelur.

Azerbajxhani viteve të kaluara është një nga investitorët kryesorë në Serbi.

Ka shumë donacione nga qeveria Azerbajxhanit, kështu që në vitin 2012, për shembull, ata rindërtuan Qendrën Kulturore në Novi Pazar.
/sandzak.rs./