EDHE PSE NË RRETHANA PANDEMIE DHE ME KUFIZIME NDËRSHTETËRORE, MJETET SHKOLLORE ARRITËN NË SH.F. „DACAJ“, TË ROZHAJËS

Maxhun-123

Biblioteka Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi”, në Pilsting të Bavarisë së Poshtme, që nga themelimi saj, në tetor të 2015-tës, përveq furnizimit me libra për lexuesit, punën e saj e ka orientuar edhe në tri drejtime të tjera; organizimin e takimeve të nxënësve me krijuesit, grumbullimin dhe shpërndarjen e mjeteve shkollore, për nxënësit në atdhe, që dergohen si dhuratë, me moton “Bashkatdhetarët mendojnë për nxënësit në atdhe”, si dhe mbajtjet e përvjetorëve të bibliotekës dhe shenimin e Ditëlindjës së Akademik Mark Krasniqit.

Maxhun Smajli

Deri më tani janë realizua pesë takime me krijuesit, si dhe janë derguar dhurata në 7 (shtatë) shkolla; Gomsiqe të Pukës, Lajthizë të Fushë Arrësit, Letancë të Podujevës, Dubovc të Vushtrrisë, Panorc të Malishevës, Saradran të Istogut dhe në Dacaj të Rozhajës. Kemi edhe raste tjera dhurimi jashtë shkollave; në Ferizaj, në Pejë dhe në Jabllanicë të Madhe të Pejës, me gjithsej 11 nxënës. Pra, deri më tani, nga BPSH “Akademik Mark Krasniqi”,  kanë pranuar dhurata 369 nxënës.

Kësaj radhe, duke e falinderuar Xhevdet Miriqin, jemi orientuar në shkollën fillore në Dacaj të Rozhajës. Mjetet shkollore të grumbulluara për nxënësit e kësaj shkolle, me vlerë prej 994 evro, janë donacion i bashkatdhetarëve që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të Gjermanisë.

Si gjithëherë, kontribuesja më e madhe është Motra e Nderit, Anamari Peraj, që jeton dhe sherben në Kishën katolike “Ursulinen Schulstiftung, në Straubing. Ajo, për Sh.F. “Dacaj”, të Rozhajës, ka dhuruar 10 çanta me mjete shkollore me vlerë prej 280 evro. Me nga 100 evro kanë kontribuar, Xhevdet Muriqi, Afrim Mula, Avni Berisha dhe Sanije Smajli-Zejnullahu, motrat Leodrita (5) dhe Elona (4) Mulliçi 84 evro, Hatmane Metaj-Smajli 60 evro, Bujar Beqiri 50 evro, me nga 20 evro kanë kontribuar, Osman Cinel (turk), Rilind e Dardan Berisha dhe Shqipe Alasani, si dhe me nga 10 evro kanë kontribuar, Naim Berisha, Beslim Mehaj, Fatime Sylaj dhe Enver Malushi.

Kësaj radhe është menduar edhe për mësimdhënësit dhe punëtorët ndihmës të shkollës. Dhurata me vlerë 353,85 evro; çanta, bllëka dhe kimika, morën edhe 14 mësimdhënësit dhe drejtori i shkollës, ndërsa për tre punëtorët ndihmës të kësaj shkolle u ndanë nga 20 evro.

Edhe pse në rrethana pandemie dhe me përkufizime ndërshtetërore, me 03 gusht 2020, BPSH “Akademik Mark Krasniqi”, në Pilsting të Bavarisë së Poshtme të Gjermanisë, arriti t’i sjellë në Sh.F. “Dacaj”, të Rozhajës, të gjitha mjetet e grumbulluara për nxënësit e kësaj shkolle. 30 çantat me mjete të nevojshme për nxënësit, iu dorzuan drejtorit të shkollës, Haxhi Lajqit, në prani të mësimdhënësve, drejtuesve komunal të Rozhajës dhe mjetëve informative të Malit të Zi dhe Kosovës.