ZGJEDHJET PARLAMENTARE, NË ATMOSFERË TË KRIZËS SHUMËDIMENSIONALE

Draga

Diskursi politik

Në sajë të gjendjes ekzistuese  zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi(30 gusht), do të mbahën në një krizë shumëdimensionale të pa parë deri më tash  ku përveç asaj ekonomike e politike i është shtuar edhe ajo shëndetësore(Corona-19), që nuk ka dilemë së do të ndikojë  në daljen e qytetarëve për të votuar, nga del se do të kemi rezultat të diskutueshëm  deri në momentin e fundit  për të përcaktuar shumicën e ardhshmë parlamentare

Nail  Draga

Në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahën më 30 gusht, Komisioni Zgjedhor Shtetëror(KZSH) ka verifikuar listen e pjesëmarrësve, të cilët do të jenë 6 koalicione dhe 5 parti politike. Këto do të jenë zgjedhjet e njëmbedhjeta nga miratimi i pluralizmit dhe të pestat nga pavarësia e Malit të Zi në vitin 2006.

Ndonëse më herët ka pasur iniciativë që opozita të dalë me një listë zgjedhore, përpjekjet e tilla mbetën vetëm tentime dhe ata do të marrin pjesë në zgjedhje në dy kolona(DF dhe DCG), ndërsa PSD dhe URA do të marrin pjesë të vetme. Dhe janë këto subjekte politike që do të jenë konkurent  të DPS-it  por edhe partnerëve të saj që janë partitë e popujve pakicë. Nga numri I subjektëve politike për pjesëmarrje në zgjedhje dy koalicionet(DF dhe DCG) kanë ndikuar që partite e vogla të mos garojnë të vetme, që është një veprim pozitiv politik me mundësi të mëdha me rritë numrin e deputetëve të opozitës por edhe për të qenë pjesë e parlamentit të ardhshëm, më përfaqësuesit e tyre legjitim.

Në kuadër të pjesëtarëve të popujve pakicë,në këto zgjedhje nuk ka ndonjë risi, sepse  pothuaj gjendja është identike si më parë, më përjashtim të kroatëve. Pjesëtarët e popullit boshnjak kësaj here marrin pjesë me një subjekt politik(BS), ndërsa shqiptarët marrin pjesë me  dy lista zgjedhore(koalicione).

Risi në këto zgjedhje paraqesin kroatët  të cilët deri më tash kanë pasur një subjekt politik(HGI), ndërsa  kësaj here është paraqitur edhe një subjekt tjerët(HRS), që do të konkurojnë për një mandat të deputetit.

Fushata  parazgjedhore pa dinamikën e mëparshme

Subjektët politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 gushtit 2020, këto ditë janë duke shpalosur programin e tyre, por jo me dinamikë siç jemi mësuar në zgjedhjet e mëhershme. Janë pikërisht rrethanat e reja shoqërore, që kanë ndikuar në një model të ri parazgjedhor të panjohur deri më tash. Madje edhe retorika e subjektëve politike është përcaktuar në tema të veçanta.

Kështu për dy konkurentët kryesor në këto zgjedhje  për DPS-in  dhe DF-in   parësore janë temat  identitetare,  në anën tjetër SDP dhe Demokratët iu premtojnë qytetarëve paga dhe pensione më të mëdha, ndërsa URA ofron qeverisjën me eksperta. Çështje tjetër  është se çka premtohet dhe sa realisht mund të realizohet në praktikë, sepse qytetarët janë ngopur me deklarata të tilla të cilat, nuk i degjojnë për herë të parë.

Katërmbëdhjetë vite pas pavarësisë dhe  në zgjedhje te pesta parlamentare, për DPS-in, siç duket mbrojtja e shtetit është çështje kyçe. Më ndryshim nga zgjedhjet e deritashme, kësaj here siç duket kundërshtari kryesor nuk iu është opozita, por KOS-i, sepse të gjithë e kanë të qartë se ajo është opozita  me e rrezikshme, edhe pse ata nuk marrin pjesë në zgjedhje si parti politike.

Për temat ekonomike nga  qeveria nuk prononcohen në fushatë sepse kriza momentale do ti dekurajonte qytetarët, ndërsa analistët thesojnë se  ajo do të jetë edhe ma e theksuar pas zgjedhjeve.

Nga ana tjetër partitë politike të popujve  pakicë, nuk janë të zëshme në fushatë parazgjedhore, ku  edhe pse  janë pjesë e qeverisë, ka qenë e udhës për të ndryshuar retorikën, sepse votuesit e tyre, presin angazhime konkrete përmes projektëve të ndryshme në mjediset përkatëse, përkatësisht për barazi qytetare e nacionale në Mal të Zi,  si vendi me  multinacional e multikulturor në Europën Juglindore.

Nuk ka dilemë se kjo fushatë parazgjedhore ishte e veçantë por dhe shumë e shkurtër, andaj si e tillë është e pa parashikueshme.

Pensionistët faktor në zgjedhje(!?)

Në Mal të Zi në kuadrin e spektrit politik ka kohë që është në funksion  Partia e pensionistëve, invalidëve dhe e restitucionit(PIR), të cilët kohë pas kohe deklarohen në lidhje me pozitën e pavolitshme sociale te kësaj kategorie të popullsisë. Dhe ndonëse një shqetësim i tillë është i vazhdueshëm, deklarimi publik është bërë dukuri  sidomos në prag të zgjedhjeve parlamentare, sepse kemi të bëjmë me një kategori të qytetarëve të cilët kanë dhënë kontributin e tyre dekada me radhë në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror.

Në sajë të dhënave që disponojmë, momentalisht në Mal të Zi  në tërësi janë  130.300 pensionistë  ku pensioni mesatar është  289,1 euro, ku këtë shumë e marrin  63.578 pensionistë. Nga ana tjetër pensioni minimal me rritje në vitin 2020 është 128,82 euro ku e marrin  11.700 pensionistë. Rreth 3.000 pensionistë  e kanë pensionin nën 100 euro, por madje bëhët me dije se ka pensionistë që e kanë pensionin nën 50 euro(!?).

Duke marrë parasysh se pensionistët më vëshirësi e mbyllin muajin, për të  mbijetuar, ndërsa një numër i tyre ushqehën nga kuzhinat popullore e madje edhe nga kontejnerat, dëshmon se kemi të bëjmë me një kategori të qytetarëve të rrezikuar në aspektin social. Pikërisht kemi të bëjmë me një moment të veçantë, andaj nuk duhet të nënçmohet kontigjenti i votave të  pensionistëve, sepse, votat e tyre mund të jenë vendimtare për formimin e shumicës  së re parlamentare.
Andaj duke marrë parasysh këtë gjendje të mjerueshme sociale, Qeveria, më 16 korrik 2020, miratoj vendimin për  rritjen e pensionëve më të dobëta(128 euro) për 13 %, si dhe ndryshimin e Ligjit për dalje në pension.

Duhet theksuar së këtë ligj  e ka propozuar  më herët SDP dhe  ka qenë gati nga viti 2018, por ka mbetur në sirtar, sepse nuk ka ekzistuar vullneti politik i DPS-it, ndërsa tash ndryshuan qendrim duke e mbeshtetur ate në parlament, nga del qartë së kemi të bëjmë me marketing parazgjedhor, për përfitime politike!

Më shumë votues se sa qytetarë të moshës madhore
Çështje të veçantë   paraqet regjistri zgjedhor i qytetarëve të cilët do të marrin pjesë në ditën e votimit. Ne regjistrin  zgjedhor janë gjithsej 541.232 qytetarë. Në krahasim me zgjedhjet presidenciale  që janë mbajtur me 15 prill 2018, numri i votuesëve është rritur për rreth 8.6 mijë.

Në lidhje me këtë çështje  ja vlen të cekim se nga zgjedhjet presidenciale në vitin 2013 deri ato në  prill në vitin 2018, numri i votuesve është rritur për 21.194, gjegjësisht  nga 511.405  në 532.599. Nga një e dhënë e tillë ku sipas MONSTAT-it në këtë periudhë kohore numri i banorëve është rritur për 1.844 persona,  del se më shpejt rritet  numri i votuesve  se sa numri i qytetarëve të moshës madhore, që paraqet  paradoks të llojit të vet, andaj mbetet çështje për hulumtim të veçantë, nga ana e KZSH, për të eliminuar dilemat dhe  spekulimet në këtë kohë të fushatës parazgjedhore.

Shqiptarët me dy lista zgjedhore

Ndonëse janë bërë përpjekje në vend e në veçanti  nga diaspora shqiptare në SHBA por edhe nga Shqipëria, që shqiptarët  kësaj here të dalin në zgjedhje me një listë  të përbashkët zgjedhore, angazhimi nuk solli sukses, sepse në rend të parë ishin ambiciet personale e ato lideriste. Kështu me 30 gusht shqiptarët do të dalin me dy lista zgjedhore: Lista Shqiptare”Koha është tani” e përbërë nga Forumi Shqiptar(AA,LDSH), Forca, Unioni i Tuzit dhe Lëvizja Perspektiva  si dhe lista e dytë  Koalicioni  “Bashkë  një za” i  përbërë nga ”PD, UDSH dhe LDMZ.

Kujtojmë më këtë rast se në zgjedhjet e fundit(2016) shqiptarët u prezantuan me tre lista: Koalicioni “Shqiptarët e vendosur”(Forca. UDSH, AA) ku fitoi  4854 vota(1.27%) me 1 mandat të deputetit,     Koalicioni shqiptarë “Me një qellim” PD, LDMZ,  3394 vota (0.89%)dhe lista e tretë LDSH 1542 vota(0.40%), pa mandate të deputetit.

Në vitin 2016   votuesit shqiptarë për subjektet politike nacionale votuan 9790 votues, nga del se po të ishin në një listë të përbashkët do të ishin fituar dy deputet. Por, në sajë të mos unifikimit në një listë zgjedhore dhe ligjit zgjedhor ekzistues, që është diskriminues për shqiptarët, nuk do të jetë çudi që shqiptarët të mbesin përseri me një deputet si në mandatin e kaluar, që do të ishte humbje e madhe  jo vetëm politike. Sidoqoftë kësaj here votuesit shqiptar, kanë mundësi të zgjedhin në mes dy koalicionëve shqiptare, sepse në këtë mënyrë do të zgjedhin përfaqësuesit autentik  në skenën politike në Mal të Zi.

Në zgjedhjet lokale në Guci, shqiptarët me listë të përbashkët

Ne  këto zgjedhje megjithate kemi një lajm pozitiv, sepse në zgjedhjet lokale në Guci që do të mbahën të njëjtën ditë me ato parlamemntare shqiptarët do të dalin  me listë të përbashkët ”Shqiptarët e bashkuar për Guci”(LDSH, UDSH, ASH). Kujtojmë së në zgjedhjet e fundit lokale ata kishin gjithsej 7 këshilltarë në Kuvendin Komunal në Guci, ndërsa kësaj here të bashkuar ky numër  sipas të gjitha gjasave duhet të jetë më i lartë, sepse të bashkuar mundësitë janë më të mëdha.

Enigma  për shumicën parlamentare(!?)

Gjendjes së pavolitshme ekonomike e politike iu bashkangjit ajo e pandemisë së Covid-19, që do të ndikojë në pjesëmarrjën  e qytetarëve në ditën e votimit. Kemi të bëjmë pikërisht me kategorinë e qytetarëve të cilët jo vetëm në zgjedhjet e fundit kanë abstenuar, andaj  motivimi i pjesëmarrjës së tyre në zgjedhje mbetet çështje e diskutueshme. Sepse pjesëmarrja  në votime e kësaj kategorie të qytetarëve, do të vendosë rezultatin definitiv dhe përcaktimin e shumicës parlamentare. Madje, nëse pjesëmarrja do të jetë më e lartë së në vitin 2016(72.6%), ajo do të jetë në favor të opozitës. Pikërisht kjo kategori e votuesëve e bën të pa parishikueshëm dhe enigmatik rezultatin e tyre zgjedhjeve.

Duke marrë parasysh së asnjë subjekt politik  vetë apo në koalicion nuk do të ketë shumicën parlamentare, nuk ka dilemë së këtu rol përcaktues do të kenë  partitë politike të popujve pakicë, si deri më tash duke qenë pjesë e pushtetit. Ndërsa nuk përjashtohet  mundësia që rol vendimtar për formimin e shumicës parlamentare  ta kenë edhe dy partitë tjera opozitare promalazeze (PSD dhe URA), duke qenë alternativa të besueshme për formimin e shumicës parlamentare, përkatësisht të qeverisë së re.

(20 gusht 2020)