Triumfues secila palë!

faton

Faton Bislimi: “Siç e kam thënë edhe në shkrimin tim të para dy dite (Kosova: Interes Nacional Amerikan, botuar në anglishte në SHBA), marrëveshja që do të nenshkruhet sot në Shtëpinë e Bardhë është përpjekje serioze për normalizim të marrëdhënjeve ekonomike në mes Kosovës e Serbisë si parakusht edhe per një marrëveshje finale për normalizim politik.”

Si e tillë, interpretimi i saj do të jetë triumfues nga secila palë, si psh:

— Presidenti Trump: ‘Kjo është marrëveshje historike në mes dy vendeve në Evrope… ne arritëm të bëjmë progres të madh në një konflikt në oborr të Evropës për të cilin gati nje dekadë kanë diskutuar Evropianët dhe Administrata e kaluar amerikane, por pa sukses. Plani ynë ekonomik është çelësi i paqës në rajon…’

— KM Hoti: ‘Ne kemi bërë sot një hap të madh e të rëndësishëm drejt permbylljes se marrëveshjes finale me Serbinë. Kemi rikthyer besimin e plotë të Shtëpisë së Bardhë tek Kosova. Kjo marrëveshje i hapë rrugë zhvillimit të hovshem ekonomik, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, dhe njekohesisht duke sjellur më afër marrëveshjen finale për njohje reciproke…’

— Presidenti Vuqiq: ‘Serbia nuk është dorëzuar ndonjëherë, dhe as tani. Sic edhe kemi premtuar, nuk ka njohje të Kosovës. Nuk ka qenë e lehtë kjo…Marrëveshja është bërë në interes të rritjes ekonomike për Serbinë. E falemnderojme nikoqirin për mirëkuptimin e treguar ndaj Serbisë dhe popullit serb. Serbia e ka ruajtur integritetin territorial dhe marrëveshja e arritur është në perputhje me kushtetutën tonë…’

Sidoqoftë, arritja sot e kësaj marrëveshje shënon një pikë kthese të rëndësishme për krejt procesin e dialogut — e vendosë atë nën presionin e kohës për përmbyllje të plotë me marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lligjshmërisht të obligueshme për njohje reciproke.

Mirënjohës SHBA-ve për miqësinë dhe përkrahjen!