“Unë do të kthehem në Pazarin e Ri, le të bëhet si të bëhet!” “Mos Aqif, do të vrasin komunistët!” – i kishte thënë Biko; “Nëse jam fajtor, le të më vrasin,
More »
Përkrahje financiare për shoqatën ” Kosova për Sanxhakun” nga Llozana , Zvicërr Veprimtarët tanë nga Zvicrra, me iniciativë të Prof. Sabri Alidema nga Pozharani i Vitisë me qëndrim në Zvicërr, mblodhën dhe
More »
“Pse po shpenzon Serbia 150 milionë euro mes askundit? Jemi para një zhvillimi të rrezikshëm dhe me pasoja, sidomos për 4 shtetet e NATO-s në rajon” Bazë e re ajrore serbo-ruse në
More »
Pjesë nga libbri i autorit Fitim Rifati: Kosova gjat Luftës së Parë Botërore 1914-1918
Monarkitë sebo-malazeze, ndonëse kishin proklamuar se myslimanëve ( pra shqiptarëve, boshnjakëvee turqëve) do t’u garantonte të drejtat dhe pronat e tyre, nuk zbatuan sa deklaratën e Konferencës së Ambasadorëve për të respektuar të drejtat e minoriteteve.
Sipas qëndrimit të qeverive serbo-malazeze, shqiptarët nuk përbënin kurfarë elementi me rëndëei kulturore, historike e kombëtare. Ata konsideroheshin të egër, gkapirës, mashtrues, dinakë, të pa besë, konservator, regressive, kusarë etj.
Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato radhiten ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Eposi i Kreshnikëve është jehonë poetike disa shtresore e jetës së përbashkët (sh.VI-VIII), por edhe e konflikteve disa shekullore ndëretnike, e kacafytjeve dhe e përgjakjeve ilire-shqiptare me ardhësit sllavë të jugut në Iliri (Ballkan). Nga ardhja e tyre e deri në shekullin XIV, sidomos në shekujt XIII-XIV, ky konflikt është acaruar dhe zgjeruar, siç thotë historiani A. Buda (1986), në kohën e forcimit të pushtetit feudal qendror serb të dinastisë së Nemanjiqëve. Edhe epikologu gjerman M. Lambertz (1958) pajtohet se këto këngë «rrjedhin nga koha e dyndjes së sllavëve nëpër Danubin e Poshtëm në Ballkan dhe ruajnë ende kujtimin e luftërave të vjetra të ilirëve ose shqiptarëve kundër sllavëve që u dyndën në kohën rreth vjetëve 700-800». Këto këngë janë ndër eposet e fundit aktive në Evropë në fillim të këtij mijëvjeçari dhe me të drejtë thuhet se e kanë vendin në arealin e epikës botërore.
HISTORIKU I SHKURTËR ( Pjesa e I )
Shkruan: Ali Daci
Tutini bënë pjesë në territorin e Sanxhakut. Tutini është krijuar si vendbanim në brezin e ish liqenit të Shtavicës dhe së banorët e parë në këto troje ishin dardan. Në kohën e shtetit mesjetar serb Tutini ishte në kuadër të Rashkës dhe pas ardhjës së sllaveve të jugut në këto anë, një pjesë e madhe e popullatës autoktone shqiptare me dhunë u dëbua dhe u shpërngul për në veriun e Shqipërisë, në Malësinë e Mbishkodrës.
Në vitin 1941, kur u bë aneksimi i Kosovës dhe trojeve e tjera shqiptare me Shqipërinë, u bë ndezja e ndjenjave atdhetare. Pas kapitullimit të Jugosllavisë, patriotët shqiptarë shfaqën tendenca të hapura kombëtare. Në fillim të majit të vitit 1941, shumë atdhetarë nga Kosova që jetonin në Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Fier etj., u kthyen në vendlindjet e tyre. Në Mitrovicë erdhën Bedri Pejani, kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës, Rexhep Mitrovica, ish ministër i Arsimit të Shqipërisë (1921-1924), Xhelal Mitrovica, gazetar, Bedri Gjinaj etj.
Ri okupimi i Sanxhakut dhe Kosovës në vitin 1945, kësaj radhe nga sllavo-komunistët e në radhët e tyre edhe çetnikët e rehabilituar, për shqiptarët ishte tmerr i vërtetë. Këtë e dëshmojnë të dhënat e regjistrimit të popullsisë së viti 1948 e këtej. Të dhënat flasin se më e lehtë ka qenë të deklarohesh shqiptarë në Kurshumli, Leskovc, Smederevë, Nish e Beograd se sa në Pazar të Ri, Sjenicë e Tutin.
Sanxhaku, si dhe të gjitha viset e Ballkanit pa ndonjë vështirësi ranë nën administrimin e Italianëve dhe Gjermanëve. Kah mesi i korrikut të viti 1941 pati kryengritje ne Sanxhakun perëndimor. Superioriteti ushtarak dhe organizimi më i mirë se ushtria e kryengritëse (partizanët), trupat italiane lehtë copëtuan rezistencën dhe kështu, më 10 gusht të gjithë këtë territor e ripushtuan. Deri në mes të tetorit do të ketë aksione kryengritëse në këtë rajon, vatra e konfliktit do të transferohen në rrethet lindore të Sanxhakut, përkatësisht në Sanxhakun lindor.
Një serb që fliste ndryshe, Dimitrije Tucoviq: – Ne po i tubojme meshkujt ne grupe nga rreth 50 veta, po i therim me bajoneta deri ne personin e fundit. Grumbuj kufomash shihen kudo…Emri i Dimitrije Tucoviqit ne historine e Ballkanit mbahet mend nga shqiptaret si i vetmi serb qe foli haptaz dhe kritikoi ushtrine serbe per maskarat qe beri kjo ushtri mbi shqiptaret gjate Lufterave Ballkanike, posacerisht midis viteve 1912 – 1916.
Ne ato luftera ai ishte ushtar dhe deshmitar i gjenocidit per te cilin me vone foli e shkroi haptaz. Tucoviq ishte lider e themelues i Partise Social-Demokrate serbe, gazetar, publicist, kryengrites dhe aktivist per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut. Vepra e tij me e njohur titullohet ” Serbija dhe Shqiperia”. Ne te Tucoviq kritikon haptaz politiken serbe ndaj Shqiperise dhe sjelljen e diciplinen e Ushtrise Serbe ne Ballkan. Ne kete studim ai eshte me objektiv se cdo serb tjeter i kohes ne trajtimin e problemeve historike midis sërbëve dhe shqiptareve dhe ne pershkrimin e dhunes barbare serbe mbi shqiptaret te ushtruar me dekada.
Balkan Wars
Per shkak te qendrimit te tij ndaj shqiptareve, nje pjese e kombit serb ate e konsideron tradhtar. Ja nje pjese e pershkrimit qe ai i ben hyrjes se Ushtrise Serbe ne teritoret shqiptare ne vitin 1912.
“…Hija e vdekjes qendron mbi kokat e njerezeve ne Peje, Gjakove e Prizren dite e nate. Ata qe shpetojne nje dite dhe shohin muzgun, nuk jane te sigurte se do ta shohin agimin. Me renjen e Kumanoves, e tere popullsia shqiptare qe u sulmua nga Ushtria Serbe nga veriu, vershoi kah Shkupi me shprese se do te gjeje shpetim. Por, shumica gjeten vdekjen…”. Kur Ushtria ne vitin 1912 hyri ne Gjakove, Tucoviqi reagoi: “Ne kemi hyre ne toke te huaj…” Ja vetem nje citat nga shkrimet e tij per shqiptaret:
“Ne kemi zbatuar nje vrasje te paramenduar te tere nje kombi. Ne ishim pjese a ketij akti krimnal sepse ashtu na udhezuan. Tani ne duhet te perjetojme ndeshkimin e merituar. Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Se per cfare krimesh behet fjale mund te shihet edhe nga nje leter e nje ushtari i cili nga Shqiperia i shkruan shokut te tij ne Serbi:
“…Miku im i dashur, nuk kam kohe te te shkruaj gjate, por mund te them se gjera te tmerrshme po ndodhin ketu. Une jam i tmeruar me ate qe po shoh dhe gjithnje po pyes veten, si mundet njeriu te ben krime aq te vrazhda e barbare. Eshte e tmerrshme. Nuk mund te te flas me shume, por po te them se Luma me nuk egziston. Nuk ka me asgje ketu pos kufoma, pluhur dhe eshtra. Ka fshatra me 100 e 200 shtepi ku nuk ka mbetur asnje meshkull i vetem gjalle. Asnje. Ne po i tubojme meshkujt ne grupe nga rreth 50 veta, dhe pastaj po i therim me bajoneta deri ne personin e fundit. Grumbuj kufomash shihen kudo…Oficeret na kane thene te shkojme ne Prizren dhe ti shesim gjerat qe kemi plackitur prej tyre…
Tucoviq në librin e tij ”Serbia dhe Shqipëria” shkruan: ”Kryengritja shqiptare e shtatorit (1913), për shkak të së cilës Serbia u shtërngua të mobilizojë përsëri afro tre divizione, është një shembull klasik që tregon se si shkaktohen luftrat koloniale. Okupimi i ushtrisë serbe shtrihej prej lindjes e deri në dyert e grykave dhe të qafëmaleve shqiptare. Ky okupim e ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullosave, kopetë prej lugjeve, fshatin prej mullirit, blerësin e shitësin prej tregut, rrethinën prej qytetit, kurse tërë popullsinë malore prej qendrave ekonomike dhe drithoreve të saje. Shqiptari i andejshëm (i Shqipërisë) nuk guxonte të shkelte më në tokën e tij që i kishte mbetë në këtë anë (në Kosovë). Të gjitha burimet e jetës iu prenë. Populli i dëshpruar dhe i uritur pa masë, së pari na u lut per ta lejuar qe të vijë lirisht në tregje. Por, kur iu ndalua edhe kjo, ndërmjet vdekjes nga uria dhe vdekjes nga plumbi, ai zgjodhi këtë të dytën (plumbin ) .”
Tucoviq ka shkruar disa libra ku shtron pikparjet e tij mbi marrdchenjet shqiptaro-serbe. Ai ishte intelektual, shkrimtar, gazetar, dhe kapiten ne dy Lufterat Ballkanike. Ne vitin 1902 organizoi demonstrata e para kunder Nikolla Pashiqit per cka u internua ne Vjene .Kur plasi Lufta e Pare Boterore, Kaloi gjysmen e Shqiperise ne kembe, gjat terheqjes se kesaje ushtrie nga Serbia per ne Greqi. Me angazhumin e tij politik per te drejtat e punetoreve dhe popujve te shtypur, ai u afirmua edhe jashte Serbise dhe mori pjese edhe ne disa forume e organizata nderkombtare te kohes se tij
Tucoviq u vra ne front ne vitin 1914 ne nje beteje me austrohungarezet. Ne Kosove nje rruge mbanë emrin e tij. /MekuliPress.com/