Ramiz Lushaj
“Takimi i Gjakovës, 2021”, organizuar nga “Gazeta e Alpeve” (gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike), Shoqata “Drini, Gjakovë-Shkodër” dhe Komuna e Gjakovës, në bashkrendim me komuna e bashki dhe shoqata në Rrafshin e Dukagjinit e përgjatë brigjeve të Drinit, i mbajtur në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” (salla e koncerteve), me 24 qershor 2021, në prani të rreth 300 pjesmarrësve nga Kosova e Shqipëria, Mali i Zi e Lugina e Preshevës, Sanxhaku, Maqedonia e Veriut, Mërgata Shqiptare në Europë e Amerikë, e nderoi humanistin e veprimtarin e njohur Ram GECI në Tiranë, me Çmimin e Madh “Dardania”.