Daily Archives: 6 Janar, 2016

Dëshmitë e terrorit serb mbi shqiptarët e Peshterit (I)

UGLLA

Beha Hukiq (1937) nga Uglla, nëna e Ibrahim Hukiq-it: “Rreth orës 10 e 30 minuta para shtëpisë arriti Dragan Paunoviq, milic. Poshtë në rrugë ishin dy vetura të policisë. Dragani pyeti ku ëshët Braha. Unë thash se është në shkollë, në punë. “Si në shkollë kur fëmijët janë duke u kthyer nga orët mësimore në shtëpi”-më tha dhe vazdoi “SDA (Partia e Aksionit Demokratik-PAD) ja ka dhënë një pushkë automatike dhe ai duhet ta kthejë“. Unë thashë se ne nuk kemi kurfarë pushke dhe se ajo nuk është e vërtetë. Në atë çast arrinë Braha. Dragani e skajoj në një anë dhe i tha ta sjellë pushkën. Braha i tha se nuk ka kurfarrë pushke. “Mirë- tha Dragani dhe e ngrehi deri tek vetura duke I thënë “Atje do ta pjellësh”.