Daily Archives: 17 Janar, 2016

Dhashtë Zoti, shihemi në autonomi

1-7

 

 

 Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut ka organizuar një miting proteste me rastin e shënimit të  7 vjetorit  e  ndërhyrjes  së forcave të pushtetit serb në ambientet e PAD  të Sanxhakut , dhe përpjekjes për  linçimin  e kryetarit dhe  zyrtarët e saj ,  ku me  këtë rast me armë   zjarri  është  plagosur një person.

Besniku nuk din të flas shqip ?!!

MapaROZ

Reportazh nga fshatrat e Malësisë së Rozhajës

Nga shumë tragjedit e përjetuara banoret e fshatit Besnik, as sot nuk e harrojnë masakrën e  shkatuar nga forcat çetnike malazeze të vitit 1924. Në vjeshten e viti 1945 Ahmet Daci nga katundi Cetan i Pazarit të Ri   e që kishte qenë prefekt në këtë Prefektur të Shtetit Shqiptar gjatë  luftes për çlirimine Pazarit,luftë kjo e cila u përkrah nga vullnetaret shqiptarë të prirë nga bajraktari i Rugovës Sak Fazlia, pas hyrjes së komunistëve ai për t’i shpetuar dy djem e vet Sylën dhe Rizan ,që ishin ushtarak në brigata shqipatre, i strehoj në Besnik tëk kusherit e vet e pikërisht në shtëpine Kadri Bajr Dacit. dobët.Besniku në mileniumin e ri nuk din të flas shqip. Vetem 60 vite me parë këtu pothuaj fare pak flitej gjuha serbe.

Ugëlla

Uglla

Ali Daci :Ugëlla

 

Në të hyrë të fshatit Ugëll në krahun e majt janë shtëpit e Hukiqve.Na pret Ismet Hukiqi që në fushë dhe na flet bukur shqip,por që i biri i tij nuk e di as një fjalë që i ati dhe unë flasim.Takojmë Osman Hukiqin babain e Ismetit i cili për mrekulli flet gjuhen e të parëve të tij.Na dëshiron miëseardhjën dhe në pozicionohemi nën hijën e një peme që janë të rralla në Peshter.Osdamin sot ka 79 vjet që kur ka lind në Ugëll.Ai rrefen për të kaluarën e Peshterit e posaqerisht për Ugëllën.Me dhçëmbje shton se dikur fshati i tij ishte fshat në za si për bujari ashtu edhe për trimëri.Ugëlla, mesojmë nga Osman Hukiqi, ka këto lagje,Bibajt 20 shtëpi,Plakajt 10 shtëpi,Gorçajt po ashtu janë nja dhjetë shtëpi,Kurtbashajt kanë ngel vtetm 6 shtëpi,,Mujazinoviqet nja 10 sosh kurse Camajt vetem 3 shtëpi ndersa Martinajt vetem 2 familje jetojnë sot në Ugëll.Gjithë këto maja që po i shifni sot mbajnë toponimet shqiptare si Maja e Preht,Maja e Alis e Bunari i Plakës flasin për të kaluarë e levdishme të kësaj  treve.Osmani na flet për qendresen e Ugëllës në luften e Dytë Botrorer dhe ardhjën në ndihmë të brigadave shqiptare.Ai flet me krenarai për Sak Fazlin –Bajraktarin e Rugovës,për qendresen e rugovasve në luftë për mbrojtjen e Pazarit.Përmend Aqif Bluten dhe patriotizmin e tij për ruajtjen e terësisë teritoriale të toakve shqiptare.Pastaj përmend vëllëzerit Musa dhe Jus Gorçaj të cilët i kanë pushkatuar partizanet pasi që ata kishin qenë vullnetar në brigadat shqiptare e që kishin luftuar nën flamurin shqiptarë e shumë patriot tjerë të asaj kohe jo fort të largët të cilët komunizmi i ka zhduk e internuar në të katër anët e botës.Osmani edhe sot ruan traditën e hershme të kultivimit të bagëtisëDjali i tij Ismeti është kthyer nga kurbeti dhe sot tufa e tij numëron 200 dele e po aq qengja.Dikur secila shtëpi në Ugëll ka patur mbi 100 dele,kurse sot shumë pak degjohen këmboret e ogiqëve,pasiqe popullata është përgjysmuar dhe shumnica dimrat i kalojnë në Pazar të Ri e Sjenicë,në Sarajevë e jashtë atdheut,në Turqi.Shkola katërklaseshe ka afër 70 nxënës dhe se mësimi zhvillohet në gjuhën serbe.Varreuzat tek xhamia e fshatit rrefejnë më së miri për të kaluarën e fshatit.Epitafet dhe gravuarat e të vdekuarve më plisa të bardh mbi kokë janë vet historia e këtij fsahti.Nëse të vdekurit janë identifikuesit e së kaluarës atëhet Ugëlla edhe sot duhet të jetë shqiptare,por…

 

Lojrat Tradicionale të Peshterit tek Krojet e Gjergj Elez Alisë

Shumë nga të rinjët e kësaj zone e posaqerisht barinjët me padurim e presin këtë ditë, pasi që ata të jenë përgatitur tinëz nga shokët për të triumfuar në këtë ditë të shenuar e historike për ta.Në saje të zhdervjelltësisë dhe talentit por edhe të fuqisë, njëri nga ta gjithmonë fiton garën,por me fitorën e kësaj gare fitohet edhe simpatija nder vajzat kurreshtre të cilat në këtë zonë janë të shumta dhe dallohen për shtatlartësin dhe bukurin e tyre.

Shkruan :Ali Daci

Faktikisht këto lojra janë pak të njohura ndër shqiptarët,por që kanë një lidhje jashtëzakonisht të ngushtë me gjenezën shqiptare,me traditën dhe mitoligjin e kombit shqiptar.Rrjedhin nga lojrat tradicionale kelmendase që zhvilloheshin kohë më parë në Fushën e Peshterit,ëfër burimeve të ftohta tek krojet e Gjergj Elez Alisë.Një pjesë e tyre edhe sot e gjithe ditën kanë ngele të pa prekshme dhe populli i rrafshnaltës se Peshterit tubohet për çdo vit aty për të zhvilluar kulturen shpirterore e matëriale të këtij populli të lashtë më një gjenezë të pastër shqiptare ashtiu siç është uji burimor i krojeve të Gjergj Elez Alis. Banoret e Pazarit të Ri, Sjenices, Tutinës, Dugopalanës,Rozhajës,Ribariqit, e të fshatrave për rreth në Fushën e Peshterit, afër këtyre burimeve të ujit të kreshnikut legjendar shqiptar, me 2 korrik për çdo vit aty takohen dhe kjo datë shenon edhe njëherit festën e vjeter katolike Ditën e Njesës. Në këte fushë ku mitologjia popullore thotë që Gjergj Elez Alia mundi Bajlozin e Zi zhvillohen lojrat popullore,si ato të hudhjes së gurit nga krahu,të hudhjes së shtizës,mundja,pastaj vrapimi i kuajve,dyluftimi i toroçave,dyluftimi i deshve, e lojra të tjera popullore që kanë një traditë të mirefillt shqiptare më karakter edhe pagan.Këto lojra janë kryesisht të karakterit garues dhe në to marrin pjesë  në garë kryesisht mëshkujt me më fuqi dhe talent,por edhe dukja e mashkullit këtu vlersohet shumë nga gjinia fëmerore e sidomos nga gratë,e posaqerisht kurreshtare për të parë trupin dhe viganin më të bukur të këtij manifestimi janë të interesuara vajzat beqare dhe nuset e martauara gjatë asaj pranvere e vere.Pas shpalljës së fituesve me parë në ketë fushë u sillëshin qingjat e pjekur në ferlik.Shtrohej sofra bujare për familjaret por në radhë të parë ajo shërbente për miqët dhe fituesit e lojrave.Një interesim të madh ka zgjuar gjithmon hudhja e guapeshit ,siq e quajn vendasit hudhjen e gurit nga krahu. Këtu si në kohën e Gjergj Elez Alis ,hudhja e gurapeshit matet me hapa, dersa diferenca e garuesve gjurmën  e këmbëve.Shumë nga të rinjët e kësaj zone e posaqerisht barinjët me padurim e presin këtë ditë, pasi që ata të jenë përgatitur tinëz nga shokët për të triumfuar në këtë ditë të shenuar e historike për ta.Në saje të zhdervjelltësisë dhe talentit por edhe të fuqisë, njëri nga ta gjithmonë fiton garën,por me fitorën e kësaj gare fitohet edhe simpatija nder vajzat kurreshtre të cilat në këtë zonë janë të shumta dhe dallohen për shtatlartësin dhe bukurin e tyre.Tjetër garë shumë interesante e që ka një konkurencë  të  madhe e për të cilën shpërblimi është më i madhi është vrapimi i kuajve. Kuajt mbahen të hazdisur dhe shumë të stërvitur për grën.Dimrit këmbëve u mvishen jastëk të rendë nga rëra të punuar apostafat për t’ju rënduar këmbët, bëhën ushtrimet e duhura dhe u ipet taxhia me kujdes.Kur ati apo atkia del në fush të mejdanit ,ai duket se fluturon me krah, i hiqen çorapat e çimentos dhe ai nuk i ndien kembet e veta mbi fushen e but tek krojet legjendare të Gjergj Elez Alisë.Shpesh ka ndodh që kali në start të shkel këmbën e parë nga ngutia për të startuar i pari dhe ta thej atë, ose të pëlcas nga shpejtësia dhe bingjia i cili nuk ia shterngon frerin si e sa duhet.Pas kësaj fitoreje kërcet pushka dhe lavdohet i zoti i shtëpisë së atit të shalës por edhe ledhatohet kali fitues dhe dekorohet me kupën e fitores e orendi tjera dekorative,kuptohet shumë të çmueshme.Një nga fituesit e kësaj gare kishte fituar një lahut shumë të shtrenjet të saklitur në dru me dy brir dhie të nxjerruar në maje briskut në bishtin e saj.Pastaj vazhdoj në rreth të vriten qet,kryesisht toroqa shumë të fuqishem dhe të rryer për ketë garë.Këtu barinjet peshterak kanë gjelozi të madhe dhe shpesh me brisk ju mprehin briret të dashurve të tyre. Humbësi i kësaj gare ka traditë të pranoj humbjën dhe të arësyetohet në klimen ose kullotën e pamjaftueshme që ka mbreteruar në atë rrafshlartrë. Gara më desh është mjaft interesante dhe ndodh që një dash siç janë ata te Ugllës apo Baçicës e Boroshticës apo Dolit të mund deri në 5 kundershtar, ku shumica përfundojnë në brisk nga pronaret pasiqë aty u është përgjakur balli ose u është ndar në dysh.Kjo nuk është vetem garë por edhe prerje e deshve dhe pjekja e tyre behet aty për aty ku njerzit kanë mundësi që të shijojnë mishin shumë të këndshmëm të sykanit, bardhokanit,rudanit e sorranit apo edhe balushanit.

 

Vallëzimi

Në vallëzim mbizotrojnë vallët serbe, si çaçaku,moravac e rrallë hidhet shota

Pasiqë të kenë përfunduar garat, fillon vallja dhe kënga.Dikur, pohojnë pleqt e këtushëm dridhej toka nën këmbë nga kumbimi i daulleve dhe këngës shqiptare ku ushtonte pushka  deri në rrafshinat e pa dukshme të Peshterit.Hidhej vallja e përbashkët,dora doras mëshkauj e femra tok.Aty, luhej syri e çohej vetulla dhe shterngohej gishti e pëlqeheshin rinia në mës veti. Ky vendetakim ka qenë më shekuj edhe vend i njoftimeve në mes të rinjëve.Ato njoftime kanë pasur më martesa të cilat janë shoqeruar me grabitjen e vajzes,ose njofime të cilat miqësisht kanë përfunduar në bashkëshortësi të përjetshme, andaj edhe ky ka qenë një shkas i ardhjes aq masive i të rinjëve në këtë datë të cilën gjatë gjithë vitit e kanë enderruar si zgjedhje te fatit të vet shumë të rinjë e të reje, por e dhe të moshuar e të veja. Veshja kombëtare dikur në tirq e xhubleta ka qenë prioritet dhe rregullimi e andulimi i femrave dhe dukja e bukur e mashkullit kanë bërë që të shtohet vlera e matërialit shpirtëro,ruajtja dhe begatimi i kostumeve popullore  ka qenë një kulturë e pasur materiale. Me kalimin e kohës dhe me asimilimin e popullatës janë zhdukur gradualisht edhe zakonet shqiptare.Bashkë me to është zhdukur edhe monumenti më i shenjt i kombit,gjuha e bukur shqipe.Sot, disa zona rurale të kësaj treve e flasin gjuhën shqipe. Baçica,Leskova,Ugëlla,Karajukajt,Cetanoviqi e Doli din ende të flasin dhe këndojnë shqip.Të rrallë janë ata që shqip dine të shkruajnë,pasi që këtu nuk ka shkollë në gjuhën shqipe.
Ugëll 2 gusht 2004

Gjurmëve të një historie të harruar

Feriz Sallku

 

 

Feriz Sallku një ndër kryekaçakët i Sanxhakut

 

Historia shqiptare i ka shumë borxh ketij patrioti e atdhetari,ashtu siç u ka borxh shumë bashkëluftetarëvet të tij, trimave të Sanxhakut të cilët deri në vdekje nuk u pajtuan më robërin.Populli shqiptar duhet të nderoj gjakun e patriotëve të renë për lirin e kombit e burrave si Shaban Polluzha,Mehmet Gradica ,Azem e Bejta e Shotë Galica,po ashtu duhet të nderoj gjakun dhe veprën kombëtare të burrave atdhetar siç ishin Feriz Sallkun,Isuf Mehoviqin,Mehmet Kaliqi,Mehmet Spahi,Nexhib e Ferhat Draga,Galan Kërshiqi,Aqif Bluta,Zhujë Selman Daci,Murat Lotina e shumë atdhetar tjerë që nuk kursyen jetën për lirin dhe bashkimin kombëtar etj.

Fusha e Peshterit – A po vdes qendresa shqiptare?!!…

UGLLA

 

 

Po sa të shkel këmba në fushën  e Peshterit të bien në sy shtëpit përdhese të ndertuara nga thuprat e të lyera me baltë.Pullazet e mbuluara më kashtë vizitorin e mahnisin dhe e kthejnë një shekull pas.Veshtirë mund t’ju besosh syve se ato shtëpi përdhese qendrojnë ashtu nga koha e qendrimit të vet popullatës aty.Shtëpit e hambaret e mbuluara me kashte janë realitet i kohës.Ato janë magjepse dhe të dukën si kullat e përrallave.Për një çast të kujtojnë  kohën Migjenijane dhe pajtohesh me stilin, hijeshin e vrazhdësin e tyre.A është Sanxhaku sot duke u shkri nën regjimin serb si dikur Toplica,Nishi,Piroti,Leskovci e VranjaPolitika serbomadhe e asimilimit në Sanxhak edhe sot vazhdon me ritem më të shpejt se kurr. Deri kur shqiptarët duhet të asimilohen e të shkrihen në një komb tjetër që nuk ka fare të bëjë më gjakun e tyre?

MURAT LOTINA (LOTINAC) DESHMOR I SHQIPËRISË ETNIKE

Ali Daci

Luftëtar të idealit dhe bashkimit kombëtar shqiptarë

Murat Lotina lindi më 1891 në fashatin Krushevë,nga babë  Hasani e nënë Hata.Familja e Lotinëve gëzonte një respekt për bujari dhe atdhetarizem.Duke e parë forcat serbe se Lotinet nuk ua kishin frikën,ata më kohë kishin vënë në shenjestër oxhakun e këtij fisi. Qeveri e dalë nga lufta partizane e shpalli armik të popullit dhe së kunder tij u ngrit në këmbë një njësi e tërë partizanësh. Në një luftë ballë për ballë që zhvilloj më forcat partizane në maj të vitit 1946 në Turjak të Rozhajës heroikisht bie në fushën e nderit, komandanti dhe patrioti Murat Lotina.

MULLA JAKUP KOMBI-të shpallët dëshmor i kombit

Mula_Jakup-ef_Kardovic45

Në prag të 71 vjetorin e renjës së komandantit të forcave vullnetare shqiptare Mulla Jakup Kombit

I pavdekshmi,  Jakup Ahmet Kombi, komandanti i Forcave Vullnetare Shqiptare në Tregovishtë ka mbet nën mëshirën e haresës historike. Mulla Jakup Kombi në historinë shqiptare do të rradhitet përkrah Aqif Blytës, Sak Fazlis, Mulla Zekë Bërdynës, Shaban Polluzhës, Adem Najë Kurtagiqit e shumë bashkëkombasve të tij të cilët Shqipërisë Etnike, atdheut  ia falën gjë më të shtrenjët ,jetën. Pazari i Ri, Peja,Tutina, Sjenica,Tregovishta( Rozhaja),Tirana e Prishtina këtij burri i kanë shumë borxh.  Institucionet shqiptare duhet që Jakup Kombin ta rehabilitojnë dhe ta shpallin dëshmor të kombit. Këtë veper humane e njerzore duhet  zyrtarisht ta dekretoj presidenti i Shqiperisë SHMT ZOTI BUJAR NISHANI .Vetem kështu këtij burri i dhe bashkëliftetarëve të Tij i dilit hakut.