Monthly Archives: Mars 2016

Të rinjtë e Beogradit nderojnë viktimat e luftës në Kosovë

srbija-beograd-pretosti-protiv-zlovcina-i-rehabilitacije-zlocinaca-ajb-promo

Me sloganin “Shumë të rinj për ta kujtuar, vendosën për ta mos harruar” të rinjtë e Beogradit nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Lëvizja Nisma Ime, do të marshojnë për gati 20 kilometra për të nderuar kështu viktimat civile të shkaktuara nga aksionet e ushtrisë dhe policisë serbe gjatë luftës në Kosovë.

Integrimet evropiane garancion i respektimit të të drejtave të pakicave

bnv-konf

Presidenti i  Këshillit Kombëtar Boshnjak dr Sulejman Uglanin sot në ambientet e Këshillit mbajti   konferencë për shtyp në temën  Planit i veprimit për pakicat. Fjalën e kryetarit   Ugljanin, po e japim në tërësi:

Historianja serbe Olivera Milosavljević: Shqiptarët janë autoktonë, mjaft me gënjeshtra!

Olivera-Milosavljevic-1951-2015_thumb

Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serbë pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor.

Më i përhapuri ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve.

Ramadan Polluzha u varros me nderime ushtarake

1

 

Është varrosur në Polluzhë, Ramadan Polluzha, djali i fundit i heroit Shaban Polluzha. Ramadani ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare.  Varrimi i të ndjerit u bë  në  varrezat e fshatit Polluzhë  me nderime ushtarake nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe  në praninë e një numri të madh të qytetarëve të Drenicës. Pjesëmarrësit që erdhën nga Sanxhaku i Novi Pazarit për ta nderuar familjen dhe të ndjerin e kanë bërë varrimin edhe më madhështor.

2 

Në mbledhjen komemorative të mbajtur në oborrin e shkollës, e cila mban emrin e heroit  Shaban Polluzha, para të pranishmëve folën udhëheqësit komunal dhe personalitete shkencore e akademike nga Kosova dhe Shqipëria.

3

Fjala lamtumirëse e Sulejman Uglaninit liderit të Sanxhakut i cili i  priu delegacionit prej 30 anëtarëve, ngjalli emocione të papërshkrueshme. Në mes të tjerash Uglanin tha: “Kemi ardhur  sot  te vllaznit tanë, këtu në Drenicë, në emën të popullit të Sanxhakut,  te familja e Shaban Polluzhës, te familja e atij  burri i cili me ushtrinë e vet erdhi që ta mbronte popullin tonë nga shfarosja  çetnike. Ne  ia kemi borxh kësaj familje falënderimin për kontributin të cilin e ka dhënë  mixha Shaban, i cili flijoi edhe  familjen e tij për ta shpëtuar popullin tonë nga shfarosja.  Një delegacion i yni dhe të rinjtë tanë patën fatin që axhen Ramdan ta vizitojnë para dhjetë ditëve sa ishte ende gjallë dhe ky fakt na benë të lumtur dhe krenar. Sot jemi këtu ta nderojmë për herë të fundit dhe Zoti ju lasht shnosh’. Në fund të fjalimit Uglanin shtoi:”Me këtë rast dua  të shpresoj se ardhja e jonë sot këtu do ti shërbej ngritjes së përafrimit dhe vazhdimit të bashkëpunimit tone vëllazërore, si dikur kur ishim në kohërat më të vështira”.

1

Në moshën 17 vjeçare Ramadan Polluzha i ishte bashkangjitur babait të tij, Shabanit, në Brigadën e Drenicës, në të cilën ai ishte komandat deri në rënien e tij më 22 shkurt të vitit 1945. Ramadani e mbajti amanetin që ia kishte dhënë e babës  dhe nuk lejoi që kufoma të binte në duart e armikut. Ramadani ka qenë njëri nga  4 djemtë dhe 7 vajzat e Shaban Polluzhës.

Ndrroi jetë Ramadan Kastrati djali i Shaban Polluzhës

Ramadan Shgaban Polluzha

Të nderuar miq, dashamirë, me keqardhje ju njoftojmë se sot në moshën 88 vjeçare, ndrroi jetë Ramadan Kastrati, i biri i  heroit kombëtar Shaban Polluzhës.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesra më 18 03 2016 në ora 15.00 në varrezat familjare në Polluzhë.Paraprakisht në ora 14.00 në lokalet e shkollës “Shaban Polluzha” do të mbahet mbledhje komemorative.

Në emër të  kryesisë dhe anëtarësisë së organizatës “Kosova për Sanxhakun” , familjes dhe të afërmëve të të ndjerit ju shprehim ngushllimet më të sinqerta. Lusim Allahun që të ndjerin ta shpërblej me xhenet, ndërsa familjarët me durim.

Org. “Kosova për Sanxhakun”

 

Kush është Amir Bislimi, shefi i Partisë Demokratike në Serbi

amir_bislmiii-660x380

Një person me emrin Amir Bislimi, prejardhja e të cilit ka ngritur shumë pluhur në Serbi, është emëruar së fundmi drejtor financiar dhe organizativ në Partinë Demokratike, në Beograd (DS)..

Pas zgjedhjeve në Serbi, Sanxhaku me Autonomi?

4-3

 

Sanxhaku verior është në prag të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të cilat do të mbahen më 24 prill të këtij viti. Nga këto zgjedhje varet edhe çështja e autonomisë së Sanxhakut.

Sot askush nuk e kujton Mujesira Duraj-n “Ulkonjën nga Zllatishta”, shpresën në të ardhme më të mirë ia kthyen luftëtarët nga diaspora

Mujesira-Duraj-i-Hajrudin-Isović-451x300

 

Mujesira Duraj është një ish-luftëtare e Armatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilën duket e kanë harruar të gjithë. Një fije shprese për një të nesërme më të mirë, kësaj gruaje dhe nëne të guximshme sot me rastin e festës së 8 marsit ja kthyen  përfaqësuesit e Shoqatës së të Plagosurve nga Bosnja dhe Hercegovina në diasporë të cilët edhe i sollën dhurata.

U shënua në Rozhajë 7 Marsi – Dita e Mësuesit

dacaj-rozhaje-shkolla-fillore

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi shënoi edhe sivjet 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, këtë datë të rëndësishme kombëtare. Manifestimi këtë vit u zhvillua në shkollën e vetme në gjuhën shqipe në Komunën e Rozhajës, në Dacaj.

Shtypi serb i cilëson skandaloze vizitat e delegacionit të Sanxhakut në Kosovë

bnv

 

Brenda dy jave  me ftesë të organizatës “Kosova për Sanxhakun” në vendin  tonë  ishin për vizitë dy delegacione të Këshillit Kombëtar Boshnjak nga Sanxhaku dhe herën e dytë edhe një grup i studentëve  nga Novi Pazari, Tutini dhe Senica.