Monthly Archives: Prill 2016

“Kosova për Sanxhakun” uron PAD-in (SDA) dhe BDB-ke (BDZ)

Logo

 

“Kosova për Sanxhakun”  përgëzon dy partitë politike nacionale PAD (SDA)  dhe BDB (BDZ)  për suksesin në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Me dëshirën që përfaqësimi të jete autentik dhe në parlament të mbrohen të drejtat nacionale e kombëtare të Boshnjakëve dhe pakicave tjera në Serbi, deputetëve boshnjak ju dëshirojmë sukses në arritjen e objektivave të tyre demokratike.

Muamer Zukorliq dhe  Sulejman Uglanin vetë të dytët në parlamentin serb

zukorli1-650x374 (1)

 

Sanxhak – Në zgjedhjet parlamentar të mbajtura për parlamentin serb, Muamer Zukorliq ka marrë 31 mijë, dhe Sulejman Ugljanin rreth 30.000 vota.

SNS e premierit Vuçiq do të vazhdojë të ketë shumicën në Parlamentin serb, ose në rast se këtë herë nuk do të ketë ndonjë partner, përballë  vetës  do të ketë opozitën e denjë. Së paku kështu  tregojnë të dhënat e fundit të publikuara nga REC, bazuar në 97.45 %  të qendrave  të  votimit të cilat janë përpunuar.

Sipas këtyre rezultateve, progresistët (SNS) ata morën një fitore bindëse në zgjedhje me më pak se 50 për qind të votave, ndërsa përveq tyre në ulëset e parlamentit serb edhe deputetët e më se  11 listave, nga të cilat ka pesë komunitete të tjera kombëtare në mesin edhe komuniteti shqiptar nga Lugina.

ugljanin_620x0

BDZ ( BKS) e Sanxhakut udhëhequr nga Muamer Zukorliç ka fituar 0.85 për qind të votave dhe dy vende. SDA ( PAD)Sanxhakut, Sulejman Uglanin fitoi 0.79 për qind të votave dhe dy vende në parlament. Rezultatet nuk janë përfundimtare dhe mund të pritet që partitë boshnjake   në Parlamentin e Serbisë të jetë më e fortë për një deputetë më shumë.

Kandidati për deputet Shaip Kamberi i ka gjasat më të mëdha që të jetë përfaqësues i shqiptarëve në parlamentin e Serbisë. Ai ka marrë përkrahjen e shumicës së shqiptarëve të Preshevës.

Por ka edhe analist të tillë të cilët deklarojnë se Fatmir Hasani nga lista e PVD e ka fituar mandatin e deputetit dhe do te jete përfaqësues i shqiptareve ne Beograd për 4 vitet e ardhshme, është ky lajmi me i ri nga Lugina e Preshevës. Është pikëpyetje e madhe qe Lugina te siguroj dy deputet, qe deri tash kishte dy ne parlamentin e Serbisë, njofton agjencia e lajmeve

PVD e Riza Halimit është e vetmja parti shqiptare qe i ka thëne PO pjesëmarrjes të zgjedhjeve parlamentare me shprese për te pasur Lugina se paku dy deputet ne parlamentin e Serbisë. Pra kjo ishte lista e vetme shqiptare e cila mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, tashmë është certifikuar në Komisionin Republikan Zgjedhor, përkundër vështirësive dhe problemeve teknike të grumbullimit të dhjetë mijë nënshkrimeve përkrahëse.

Koha e të sakatosurve mendërisht

Krvave staze

 

 

Ese për librin Shtigjet e përgjakura të autorit Ali Daci,botuar në gjuhën malazeze “Krvave staze”

Botues   Ars Poetika, Prishtinë  2015.

E tëra le të mbetet e shkruar

Si një mësim,si një porosi

Për ata që do të vijnë pas nesh

Të gjitha këto na i thotë poeti

dëshmitari i kohës.

 

Ditët e Kurban Bajramit muaj mars 1999. Rozhajë.

Rrënjët e së keqes dhe  kontinuiteti i vazhdimësisë së tyre

Aktori Manojloviq   pyeti serbët : Pse mësojmë historinë nga lahutari i verbër?

miki-manojlovic-FoNet-Bozidar-Petrovic-650x365

 

Manojloviq parashtron pyetje   si është e mundur që në Serbi historia të mësohet përmes  një lahutari të verbër  Filip Visnjic?

Djegja e flamujve është akt urrejtje

Logo

 

Organizata “ Kosova për Sanxhakun” shpreh shqetësim të thellë dhe dënon ashpër, shfaqjen e akteve vandale, djegien e  flamujve kombëtare të Kosovës e të Shqipërisë në Podgoricë.

Libri i Ali Dacit “Shtigjet e përgjakura” promovohet edhe në boshnjakisht

12999572_10153345303675448_1498173831_o

Të premtën më 15 prill 2016, në ora 19.00, në Qendrën për Kulturë në Rozhajë, promovohet  në boshnjakisht  libri i autorut Ali Dacii  “Shtigjet e përgjakura” .

Kërkohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dërgimi i forcave ndërkombëtare

bnv 1

Këshilli Kombëtar Boshnjak (bnv), i kryesuar nga Sulejman Ugljanin, miratoi vendimin për pozitën e boshnjakëve në Serbi, me të cilin i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara t’i dërgoj   forcat   ndërkombëtare  për të parandaluar  konfliktin dhe  t’i  mbrojtur boshnjakët nga  terrorit, shtypja dhe asimilimi .