Monthly Archives: Qershor 2016

Arrestohet serbi 52 vjeç që mbante prej 18 vjetësh në bodrum, vajzën myslimane nga Bosnja

kinez-zatvoren-2-620x400

Në Aleksinac, Serbi, është arrestuar Gjorgje Veliçkoviq, ish anëtar i Korpusit të Uzhicës, gjatë një operacioni të madh policor.

Lexojeni Lulzim Tafën- Porosi për lexuesin malazez

20160608125642247200

Lulzim Tafa, “Këngët e Përgjerimit” (Zavjetne Pjesme), poezi në gjuhën Malazeze, botim i shtëpisë Botuese “Dignitas”, Cetinje 2016, fq 111. Librin “Këngët Përgjerimit” e përbëjnë gjashtë tërësi të nivelizuara poetike,të cilat korrespondojnë mes vete dhe shkrihen në një titull të përbashkët,e që janë; Ke fjetur nën hënë, Këngët e trishta , Kaçakët, Paroditë e zeza, Vetë me vete dhe Ekspozita e ëndrrave…

Gjermania, Serbisë: Jo hyrjes në BE pa pranuar Kosovën në OKB

gjermania jo serbise

Mediat serbe kanë bërë të ditur se Gjermania i ka vendosur një ultimatum Serbisë se nuk do të ratifikojë marrëveshjen për pranimin e Serbisë në BE, deri kur Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota e OKB-së.

 

A ËSHTË “VIQI”NOSTALGJIA E KOHËS APO SINDROM I FOBISË?

haxhi-zeneli

Shqiptaret sa fillojnë dhe akomodohën, duke besuar se gjendja e tyre po përmirësohët përbrënda Shtetit Malazez, ndërsa shteti pa u vonuar tregon ftyrën e vërtetë.

KUJT I TAKON REXHO MULLIQI ?

RexhoMulliqi500

 

Duket se koha po e bën gjithnje e më madh, nga se  edhe sot, tri dekada pas vdekjës, disa  etnicitete e rrethe kulturore, akoma debatojnë rreth faktit së kujt i takon.  Kompozitorin Rexho Mulliqin, për së gjalli e ndoqen, izoluan, burgosen , heshtën  e anatemuan . Pas vdekjës,  kombe e institucione ,  u perpoqen ta “përvetsojnë” e bëjnë pjesë të kulturës së tyre..

RUGOVA TË PRIRË NGA BAJRAKTARI I SAJ SAK FASLIA NË MBROJTJE TË PAZARIT TË RI NË FUND VITIT 1941

Sak Fazlia

 

 

Rugova si një Krahinë e vogël malore e cila shtrihet në vargmalet e Alpeve Shqiptare në veriperëndim të Pejës,e cila fillon nga Lumë-bardhi dhe kalon përmes kësaj krahine e qe është njëra prej krahinave me të bukura, jo vetëm në viset shqiptare, por edhe me gjerë, është  ndër krahinat më të njohurat për luftëra e beteja në mbrojtje te Mëmëdheut. Shtrirja e Rugovës në hapësirën e saj gjeografike, dikur ishte  shumë  më e madhe,por pushtimet e një pas njëshme bënë qe kjo krahinë të mos lihej e të shtrihej deri atje  ku e kishte shtratin e vete atnor. Edhe pse e vogël për nga hapësira e saj gjeografike, ajo më të bëmat e saja të lavdishme nëpër luftëra e beteja,bëri qe emri i saj dhe bijve e bijave qe lindi e rriti të dëgjohet kudo e kahdo, si nëpër arena luftërash ashtu edhe nëpër kuvende të cilat mbanin në duart e veta fatin e Atdheut. Kështu pra Rugova qe nga LSHP-ja e këndej ishte kudo. Në LSHP-ën,organizatë e parë dhe e vetme politiko ushtarake e cila mblodhi bijt e saj më të devotshëm nga Rugova, përfaqësohej nga Bajraktari i saj Sali Jaha e Çelë Shabani.

     Hivzi Sulejmani

Hivzi Sylemani

 

 

Hivzi Sulejmani (1910-1975)  ishte një nga  shkrimtarët e parë të rëndësishëm të Kosovës, që vuri ë bazat e kësaj letërsie në prozë.    Lindi dhe  e u rrit në Mojstir (Sanxhak), por jetoi e punoi në Kosovë, ku edhe e mbylli  jetën, duke e lidhur pazgjidhshmërisht fatin e tij me fatin e saj. U shkollua  në Beograd, para Luftës së Dytë Botërore (jo për letërsi, për degë të tjetër), por  ia kushtoi  jetën letërsisë. Punoi  dhe kontribuoi  shumë në fushën e  prozës, të publicistikës, të përkthimeve etj.

Salih Uglla, lahutar legjendar i Peshterit

Salih Uglanin

 

Eposi shqiptar i kreshnikeve, siç del edhe nga kuptimi që ka marre fjala kreshnik , është një epos heroik. Fryma heroike e përshkon atë fund e krye ; me brumë heroik është ngjizur çdo strukturë e mikrostrukturë e tij.  Veçse këtu heroizmi nuk del si diçka e jashtme, si vetëmburrjes a si mjet për të tërhequr simpatinë e dikujt. Ai është krejt spontan, genuin, i brendshëm, buron nga domosdoshmëria e rezistencës dhe e përballimit të rreziqeve e të vështirësive. Eposi e paraqet heroizmin si mënyre mendimi, sjelljeje a veprimi, që ve në qendër të sistemit të të gjithë vlerave trimërinë, vetëmohimin, që i quan ato atribute të pandara te një mjedisi shoqëror të përcaktuar etnikisht, të një mënyre të veçante organizimi shoqëror. Ai e trajton heroizmin si një tradite të lashte, si një kult të vërtete, si një model etnokulturë të kristalizuar, madje të sakralizuar, gjatë shekujve.