Rugova si një Krahinë e vogël malore e cila shtrihet në vargmalet e Alpeve Shqiptare në veriperëndim të Pejës,e cila fillon nga Lumë-bardhi dhe kalon përmes kësaj krahine e qe është njëra prej krahinave me të bukura, jo vetëm në viset shqiptare, por edhe me gjerë, është ndër krahinat më të njohurat për luftëra e beteja në mbrojtje te Mëmëdheut. Shtrirja e Rugovës në hapësirën e saj gjeografike, dikur ishte shumë më e madhe,por pushtimet e një pas njëshme bënë qe kjo krahinë të mos lihej e të shtrihej deri atje ku e kishte shtratin e vete atnor. Edhe pse e vogël për nga hapësira e saj gjeografike, ajo më të bëmat e saja të lavdishme nëpër luftëra e beteja,bëri qe emri i saj dhe bijve e bijave qe lindi e rriti të dëgjohet kudo e kahdo, si nëpër arena luftërash ashtu edhe nëpër kuvende të cilat mbanin në duart e veta fatin e Atdheut. Kështu pra Rugova qe nga LSHP-ja e këndej ishte kudo. Në LSHP-ën,organizatë e parë dhe e vetme politiko ushtarake e cila mblodhi bijt e saj më të devotshëm nga Rugova, përfaqësohej nga Bajraktari i saj Sali Jaha e Çelë Shabani.