Të dielën në 19:30 në shëtitoren kryesore në Novi Pazar do të organizohet tubim në mbështetje të popullit turk dhe luftën e tyre për mbrojtjen e parimeve demokratike. Nisma është mbështetur nga tre partitë rivale më të madhe boshnjake të Sanxhakut verior, BDZ (BDB) e M. Zukorliqit, SDA (PAD) S. Uglaninit dhe SDP Rasim Lajiqit. Ky do të jetë tubimi, i cili tejkalon dallimet politike dhe programore të partive të Sanxhakut verior. Se a do të takohen liderët, të cilët janë më tepër se kundërshtar politik mbetët të shihet.