Daily Archives: 30 Gusht, 2016

Për Kelmendasit e Hrtkovcit dhe Nikincit dhe lidhjet e tyre me Sanxhakun dhe Rugovën

srem1

 

Vendosja e Kelmendasve në Srem lidhet me Rrafshnaltën e Peshterit dhe  Rugovën, por edhe me Rozhajë, për të cilën shkruan Kryepeshkopi Mons nga Tivari. Vinko Zmajević më 14 shtator 1710  i shkroi nga Kotorri Sekretarit të Kongregatës për Përhapjen e Besimit  në Romë, se Klemendasit sulmuan  turqit dhe rrëmbyer rreth 5.000 krerë bagëti. Kryepeshkopi theksoi se me armë duhet të përgatitemi  nga hakmarrja turke dhe se ai kultivon simpati për Kelmendasit, për shkak të stoicizmit të tyre dhe besimit katolik. Nga vit 1715 deri 1718, gjatë luftës Veneciane –Austriake, turqit në Kryedioqezën e Shkupit i mbyllen të gjitha misionet,duke mbetur si misioni i vetëm ai në Peshter, pasi që pjesa e mbetur e Kelmendasve kishin vendosur të mbrohen e të rezistonin. Pasha i Pejës më 1721 lejoi përtëritjen e misionit të Kelmendasve në Rugovë, kështu që nga Shqipëria erdhën dy misionarët françeskanë, të cilët e flisnin  gjuhën shqipe.