Daily Archives: 16 Korrik, 2017

Komunikatë me rastin e gjetjes së eshtrave të viktimave serbo-komuniste në Haxhet të N. Pazarit!

dav

Me rastin e gjetjes së eshtrave të disa njerëzve në lokalitetin e paraparë për ndërtimin e ndërtesës së Ndihmës emergjente në Novi Pazar dhe inspektimeve që janë duke u kryer, ku eshtrat janë duke u mbledhur, me dyshim të bazuar për një varrezë masive të boshnjakëve dhe shqiptarëve të ekzekutuar në vitet 1944 -1946. OJQ “Kosova për Sanxhakun” jep këtë

Pazari i Ri : Varreza masive të shqiptarëve e boshnjakëve viktima të partizano-çetnikeve

Me rastin e gropimit të themelit të një ndërtese për ndërtimin e njël ndërtese të re të Emergjencës në oborrin e spitalit në laxhen Haxhet të Pazarit të Ri, në Sanxhak janë gjetur  të mbeturat mortore  të disa përsonave.

DIPLOMATËT AUSTRO-HUNGAREZË MË 1914: IDRIZ SEFERI PO PENGON EKSODIN MASIV TË SHQIPTARËVE DREJT PERANDORISË OSMANE

fitim

Viti 1914 shënon një fazë të re në procesin e emigrimit në masë të shqiptarëve nga Kosova, veçanërisht atyre që i përkisnin shtresës fetare myslimane. Drejtimi kryesor i emigrimit të tyre ishte Perandoria Osmane, pjesërisht Shqipëria e ndonjë vend tjetër. Ai realizohej përmes rrugës tokësore: Pazar i Ri – Mitrovicë – Shkup – Selanik – Edrene – Stamboll; dhe përmes rrugës detare nga porti i Tivarit. Kjo dukuri ndiqej me interes të madh prej agjencive konsullore të Austro-Hungarisë të akredituara në Shkup, Prizren e Mitrovicë. Ato, me anë të telegrameve, relacioneve, raporteve e referateve shpeshherë konfidenciale, e njoftonin Vjenën zyrtare me shqetësim dhe në mënyrë të hollësishme për shkaqet e emigrimit të shqiptarëve, numrin e familjeve, numrin e përgjithshëm të të emigruarve, vendbanimet dhe qendrat e Kosovës nga ata emigronin, peripecitë e tyre gjatë tërheqjes së pasaportave dhe rrugës së emigrimit.