Sanela Sadiković nga Zyra e Kryeministrit, flet për projektet e mëdha të cilat i udhëheq për komunitetet pakicë
Sanela Sadiković nga Zyra e Kryeministrit, flet për projektet e mëdha të cilat i udhëheq për komunitetet pakicë
Sipas disa burimeve, Ferhat Draga dhe Isa Boletini kanë qenë pjesëmarrës në Kuvendin e Ferizajt (15 korrik 1908) si përfaqësues të Mitrovicës. Ndër të parët që e përmend veprimtarinë e Ferhat bej Dragës, është Lumo Skendo (Mithat Frashëri).
(Kumtesë në konferencën shkencore të 8 shtatorit 2017, kushtuar përvjetorit të Ferat Dragës, mbajtur në Mitrovicë , pjesa e I-rë)
OJQ “Ruska humanitarna misija” (Misoni humanitar rus) në bashkëpunim me Zyrën e Kosovës, në të ardhmen do at ndihmojë popullin serb në Kosovë, transmeton Koha.net
Diku, i madhi i letrave franceze, Hygo, ka shkruar se kombin e bëjnë familjet e mëdha. Përndryshe ne shqiptarët, kemi artikuluar një tendencë që thuhet se “s’bëhet oxhaku, buxhak”. Familjet e mëdha, oxhaqet e mëdhenj shqiptare, i kanë trashëguar e përcjellë në gjenerata të tëra, frymën e ndershme të shqiptarizmës. Përmes të tillëve, oxhagjeve me famë të Shqipërisë, qëndron krenar edhe ai i Dragajve, atje në Kaloshin e Kosovës, në viset më veriore mes bjeshkëve të larta.
Gazeta “HAK” 1920 – 1924: në gjuhën turke me shkronja arabe dhe në gjuhën serbe me cirilikë
Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku
Me kërkesë të Ferat Dragës dhe Aqif Blytës në fund të tetorit 1924 në Shkup do të mbahet një mbledhje sekrete e ku ishin të pranishëm shumica e ish-deputetëve të Xhemjetit që ishin zgjedhë më 1923. Përjashtim bënte vetëm Qenan Zija, i cili nuk ishte ftuar fare në tubim. Tubimin do ta përshëndetë Ferta Draga duke i njoftuar të pranishmit se nga Komiteti i Kosovës me seli në Shkodër kishte ardhur përmes kanaleve të caktuar një Memorandum që i është dërguar Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, të cilin e kanë nënshkruar Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe Bedri Pejani.
Në luftën serbo-turke, 1876-1878, agresionet e forcave të organizuara serbe sollën pasoja shfarosëse për shqiptarët në viset e Moravës jugore, perëndimore dhe lindore.
Në dy dekadat e para të shek. XX në Kosovë, e cila deri në vitin 1912 kishte statusin administrativ të vilajetit me kryeqendër Shkupin, në kuadër të Perandorisë Osmane, u përpunuan statistika të popullsisë nga provenienca të ndryshme. Në përbërje të Vilajetit të Kosovës bënte pjesë edhe Pazari i Ri (Yeni Pazar), që gëzonte statusin e njësisë administrative – sanxhakut. Pos organeve administrative osmane, që bënë regjistrimin e popullsisë së Vilajetit të Kosovës, edhe organet administrative serbe, malazeze, bullgare e austro-hungareze hartuan statistika të popullsisë së Kosovës në harkun kohor të viteve 1913-1918.