Daily Archives: 15 Prill, 2018

Kur Çubriloviqi i”çmonte” lartë vlerat shqiptare!

vaso-ubrilovi-cb0d87c5-a860-4ad6-a977-db0e8411145-resize-750

Që nga “Naçertanija” e Ilija Garashaninitqë u hartua në vitin 1844, veçanërisht nga Kongresi i Berlinit (1878), nuk prajtën angazhimet e qarqeve dhe të regjimeve serbe për shkatërrimin e homogjenitetit etnik të tokave shqiptare, spastrimin etnik të tyre dhe për kolonizimin me elementin sllav. Këto veprime kanë patur për qëllim ndërrimin e kompozicionit etnodemografik në tokat shqiptare që do të binin nën sundimin serb.Së këndejmë nuk është asgjë e rastit që në vargun e veprimeve gjenocidale serbe mbi kombin shqiptar vendin e parë e zënë veprimetnë rrafshin demografik. Në të gjitha synimet dhe projektet serbe të gjysmës sy dytë të shekullit XIX dhe gjatë gjithë shekullit XX ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, si pjesë të programit nacional serb, shtimi natyral i shqiptarëve konsiderohej si një nga pengesat më të mëdha në mposhtjen e faktorit demografik shqiptar dhe në realizimin e aspiratave pushtuese serbe.