Në LSHP-ën,organizatë e parë dhe e vetme politiko ushtarake e cila mblodhi bijt e saj më të devotshëm nga Rugova, përfaqësohej nga Bajraktari i saj Sali Jaha e Çelë Shabani. Edhe pse e vogël për nga hapësira e saj gjeografike, ajo më të bëmat e saja të lavdishme nëpër luftëra e beteja,bëri qe emri i saj dhe bijve e bijave qe lindi e rriti të dëgjohet kudo e kahdo, si nëpër arena luftërash ashtu edhe nëpër kuvende të cilat mbanin në duart e veta fatin e Atdheut. Kështu pra Rugova qe nga LSHP-ja e këndej ishte kudo.