Monthly Archives: Shtator 2018

Shqiptari që ushqen fëmijët me aftësi të kufizuara në Serbi

Një shqiptar nga Bujanoci, Milazim Gegulaj, 38 vjeç, ka siguruar së paku një vakt, çdo ditë, për njëzet fëmijë me aftësi të kufizuara nga Vranja, për katër vjet.

Video ekskluzive: Pamje filmike nga Kosova në vitin 1933

Pamje filmike nga Kosova në vitin 1933

“Rrugëtimi i shqiptarëve të Rozhajës për mbijetesë nëpër kohë” (Recension)

Faruk

RECESION nga Sokol Daci i vepres “Rrugëtimi i shqiptarëve të Rozhajës për mbijetesë nëpër kohë” të autoreve Faruk Daci dhe Kenan Daci.

Terrori dhe dhuna shtetërore kundër lëvizjes shqiptare në Sanxhak dhe Kosovë në fillim të viteve të 20-ta të shek. XX

Masakra dhe shfarrosja e Sanxhaklinjëve në fshatrat Shahoviq, Pavino Pole, Bijelo Pole (Akovë), rajoni i Sanxhakut nën pushtimin e Malit të Zi (9 nëntor 1924)

Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, për ta shkatërruar lëvizjen kombëtare të shqiptarëve, përdori dhunë dhe terror të paparë që ishte një gjenocid i vërtetë.

Gjurmë Shqiptare – Shqiponjat e Sanxhakut në Serbi (YouTube)

Marin Mema

Një hulumtim i fortë, ndalimi nga policia serbe… Përse mbulohet egzistenca mijëra e mijëra shqiptarëve të Sanxhakut në Serbi? Si janë zhdukur varret e tyre? Gjurmët, të vërtetat, asimilimi… Sfida ndaj shtetit serb me simbolin e shqiponjës.

Izetbegoviqi: Vuçiqi flet për paqe, por po armatoset

izetb

Presidencës boshnjake Bakir Izetbegoviq e ka akuzuar kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq duke thënë se ai flet për paqe e në anën tjetër armatoset, transmeton Koha.net.

 

 

Dijana me fanellën me të re, pretendon sa më lartë në Champions

dijana

Hendbollistja më e mirë shqiptare,  Dijana Ujkiç, anëtare e kampionit të Malit të Zi, Buduçnosti dhe e kombëtares malazeze, është prezantuar me fanellën e re të klubit të saj.

Ajo me klubin e saj ka pretendime që të luftojnë të jenë sa më lartë në Champions League, ndërsa në Mal të Zi janë të pa konkurrencë. Buduçnosti përgatitet për Champions League, e cila është në grup me Metz Handball nga Franca, Odense nga Holanda dhe Larvik HK nga Norvegjia.

HEDHJA E BOMBAVE DHE MASAKRA NË XHAMINË E POSHTME TË PRESHEVËS MË 15 SHTATOR 1943

Presheva_Jone!

 

/Ndodhinë e kishte paralajmëruar banorja lokale serbe, baba/plaka/ Qipra Dejanoviq e Preshevës/.

/Me rastin e 75 vjetorit të kësaj ngjarjeje makabre/

75 vjet nga Lidhja e Dytë e Prizrenit

41868284_10217779203493190_1727281382247366656_o

Kryetar i kongresit u zgjodh Musa Shehu, Aqif Blyta nënkryetar

 

Sot janë bërë 75 vjet që nga mbledhja e Kuvendit në Prizren, i cili zgjati deri më 20 shtator dhe ku ishte vendosur për formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike.
Në të morën pjesë 45 delegatë të zgjedhur nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare. Kongresin e udhëhoqi Komiteti Ekzekutiv, me në krye Musa Shehu, i shoqëruar prej Asllan Boletini, Shefqet Shkupi, Qazim Bllaca, Tahir Zajmi, Pjetër Vuçaj, Sheh Hasnai, Qemajl Balila, Hivzi Meraku, Luk Simoni, Haxhi Fahrija, dhe Sokol Dobroshi.
Kryetari i Këshillit Ekzekutiv, Musa Shehu, paraqiti rendin e ditës për t’u zgjedhë Paria e Kongresit që përbërë prej Kryetarit, dy nënkryetarëve dhe një sekretari.
Me votim të fshehtë Musa Shehu zgjedhet kryetar i kongresit, Aqif Blyta nënkryetar, Raxhep Krasniqi nënkryetar. Ndërsa sekretar i Kongresit u emërua Bedri Gjinaj.
Kuvendi vendosi formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike. Kuvendi zgjodhi Komitetin Qendror të Lidhjes, të përbërë nga 7 veta. Kryetar i Lidhjes u zgjodh Rexhep Mitrovica, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare.
Në Kuvendin e Dytë, që u mbajt më 17-21 janar 1944, u bënë ndryshime në kreun e Lidhjes. Kryetar i Komitetit Qendror u zgjodh Bedri Pejanin, pas Rexhep Mitrovica ishte emëruar kryeministër i qeverisë që gjermanët ngritën në Tiranë. Kuvendi miratoi edhe statutin e Lidhjes, i cili u dekretua nga Këshilli i Naltë më 14 mars 1944.
Lidhja do të kishte dhe organin e vet “Lidhja e Prizrenit”, në faqet e të cilit propagandohej ideja e krijimit të Shqipërisë etnike dhe denoncoheshin krimet e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës.Lidhja e Dytë e Prizrenit ishte një organizim i krerëve nacionalistë kosovarë, me në krye Bedri Pejanin i inkurajuar në periudhën kur Rexhep Mitrovica qe kryeministër.
Ndryshe nga Lëvizja Nacionalçlirimtare dhe disa grupime nga radhët e nacionalistëve, që qenë angazhuar në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, forcat kryesore nacionaliste hezitonin që të bënin të njëjtën gjë, t’u bashkoheshin atyre, pasi mendonin se një luftë që udhëhiqej nga komunistët do të përfundonte me rivendosjen e pushtetit jugosllav në krahinë.
Përfaqësuesit më në zë të rretheve nacionaliste i konsideronin pushtuesin italian e më pas atë gjerman si të keqen më të vogël në krahasim me sundimin serb e jugosllav, që pritej të rivendosej pas tërheqjes së tyre.
Pikërisht për këtë arsye, pas kapitullimit të Italisë, ata përpunuan idenë e thirrjes së një kuvendi kombëtar, i cili duhej të hidhte bazat e krijimit të një organizate politike, që do të mbronte trojet etnike nga rreziku i ripushtimit të Kosovës nga forcat jugosllave, pas largimit të trupave gjermane.

Nëse lëvizin kufijt në Ballkan, Sanxhaku duhet t’i bashkohet Kosovës e jo Bosnjës

Berliner_kongress

 

Pas Kongresit të Berlinit (1878), Sanxhaku i Jeni Pazarit (Novi Pazarit) hyri në përbërje të Vilajetit të Kosovës i cili përbëhej nga sanxhaku i Shkupit, Prizrenit, Prishtinës dhe Dibrës. Nga ky moment popullsia e Sanxhakut të Novi Pazarit intensifikon lidhjet tregtare, kulturore me Kosovën dhe Shqipërinë, gjë që ndikoi në përtëritjen e lidhjeve etnike e vëllazërore dhe të një përafrimi më të madh në mes tyre.